Vendimi i Mourinhos shkakton krizë te Real Madridi – ylli i skuadrës kërkon largimin

Sipas gazetarit Yagiz Sabuncuoglu, Endrick i ka bërë të ditur Real Madridit se dëshiron të largohet gjatë kësaj vere.
Pas rikthimit nga një periudhë e suksesshme huazimi te Lyoni, 20-vjeçari pritej të kishte një rol të rëndësishëm në projektin e ri të José Mourinhos.
Megjithatë, vendimi i Mourinhos për të transferuar Carlos Espin nga Levante si zëvendësues të Gonzalo Garcias ka krijuar dyshime të mëdha për të ardhmen e Endrickut.
Gjithçka tregon se trajneri portugez dëshiron të mbështetet te Espi si alternativa kryesore e Kylian Mbappés, duke e lënë Endrickun në një situatë të vështirë.

Një largim gjatë verës duket gjithnjë e më i mundshëm për sulmuesin brazilian, i cili nuk dëshiron që karriera e tij të ngecë edhe për një sezon tjetër në Madrid.
Roma është ndër klubet që kanë shfaqur interes për ta transferuar atë në formë huazimi./Telegrafi/










































