Dacia Duster shpallet “Best Value Car 2026” nga revista prestigjioze Autocar UK


Dacia Duster i gjeneratës së tretë është vlerësuar nga Autocar me çmimin “Best Value Car 2026”, duke e konfirmuar edhe një herë pozicionin e tij si një nga SUV-të më të arsyeshëm në treg.
Me një çmim konkurrues në segmentin e SUV-ve kompaktë, Dacia Duster ofron një balancë të mirë mes dizajnit robust, hapësirës praktike dhe aftësive për t’u përshtatur në rrugë të ndryshme. Në versionet 4x4, lartësia nga toka arrin deri në 217 mm, duke i dhënë më shumë siguri dhe fleksibilitet si për vozitje të përditshme në qytet, ashtu edhe për udhëtime jashtë zonave urbane.
Një nga versionet më të kërkuara është Full Hybrid 155, i cili kombinon motorin 1.8 litra me motorë elektrikë dhe prodhon 155 kuaj fuqi. Me konsum prej vetëm 4.7 l/100 km, ky motor sjell efikasitet të lartë për një SUV të kësaj madhësie, veçanërisht për shoferët që kërkojnë shpenzime më të ulëta në vozitje të përditshme.
Gama e Duster përfshin edhe motorin e ri 1.2 Automatic me 120 KF, si dhe variantin benzinë/LPG, i cili ofron ekonomi të theksuar në përdorim, me rreth 4 euro shpenzim për 100 km.
Edhe nivelet e pajisjeve janë të ndërtuara për nevoja të ndryshme. Versioni Essential ofron zgjidhjen bazike dhe më ekonomike, Expression sjell teknologji moderne si ekrani 10.1 inç dhe Apple CarPlay/Android Auto pa kabllo, ndërsa Journey shton pajisje si çelës hands-free, fellne 18 inç dhe kamerë.
Me këtë kombinim të çmimit, ekonomisë, hapësirës dhe funksionalitetit, Dacia Duster mbetet një zgjedhje e mençur për ata që kërkojnë një SUV praktik, pa shpenzime të panevojshme.
Zgjidh Dacia Duster dhe bindu vetë pse Autocar e shpalli “Best Value Car 2026”.
Për të gjithë të interesuarit në Kosovë, modeli është në dispozicion te Auto Mita.
Numrat kontaktues: 045 600 999 & 0800 30 333
Facebook: https://www.facebook.com/AutoMita.Renault
Instagram: https://www.instagram.com/auto.mita/
Faqja zyrtare: https://automita.com/


































