Kosova voton sot – LDK vlerëson pozitivisht ecurinë e votimit deri në mesditë

- 07/06/2026 15:06- "Fushata më agresive ndonjëherë", Rashiq kërkon që qytetarët të votojnë të lirë dhe pa presion
- 07/06/2026 14:55- "Çdo palë zgjedhje janë test i demokracisë" - BE monitoron votimin në Prishtinë e Graçanicë
- 07/06/2026 14:44- Qytetari ngre shqetësime për markerin zgjedhor, pretendon se ngjyra largohet lehtësisht nga gishti
- 07/06/2026 14:40- LDK vlerëson pozitivisht ecurinë e votimit deri në mesditë
- 07/06/2026 14:32- Shqyen fletëvotimet në Drenas dhe Prishtinë, dy persona dërgohen në mbajtje
- 07/06/2026 14:30- Elbert Krasniqi merret në pyetje pas denoncimit nga Veton Berisha për ndikim në zgjedhje, Policia: S'ka elemente të shkeljes
- 07/06/2026 13:25- Dalja e qytetarëve në zgjedhje deri në mesditë është 12,2%, votimi me asistencë dukshëm më i vogël krahasuar me zgjedhjet paraprake
- 07/06/2026 12:43- Abdixhiku: Pres pjesëmarrje masive të popullit të Kosovës
- 07/06/2026 12:43- Kryeziu: E di që ka qytetarë të revoltuar, të lodhur, që s’duan të dalin fare në zgjedhje - por Kosova mbrohet edhe me votë
- 07/06/2026 11:44- Radoniqi: Deri në orën 11:00 kanë votuar 8.29 për qind e qytetarëve, pak më shumë se në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025
- 07/06/2026 11:35- Haxhiu: Sa më e lartë pjesëmarrja në këto zgjedhje, aq më e fortë është demokracia jonë
- 07/06/2026 11:28- Largohet flamuri serb nga qendra e votimit në Gorazhdec të Pejës
- 07/06/2026 11:21- Hamza: Sot vendosim për Kosovën, ftoj të gjithë qytetarët të dalin dhe të votojnë
- 07/06/2026 11:08- Këto janë komunat me pjesëmarrjen më të lartë në votim deri më tani
- 07/06/2026 11:07- Ardian Gjini voton në Gjakovë, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
- 07/06/2026 10:14- Voton Osmani, bën thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve
- 07/06/2026 09:53- Kurti voton në zgjedhjet e parakohshme, fton qytetarët të dalin sa më masivisht në votime
- 07/06/2026 09:44- Lista Serbe sërish voton në grup
- 07/06/2026 09:28- Deri në ora 09:00 votuan 2.67% e votuesve
- 07/06/2026 09:25- DnV raporton parregullsi në nisjen e procesit të votimit
- 07/06/2026 08:14- Kosova voton sot – hapen vendvotimet në mbarë vendin
- 07/06/2026 08:01- Si mund ta verifikoni online qendrën tuaj të votimit?
- 07/06/2026 07:35- Radoniqi voton në Pejë, bën thirrje për respektimin e ligjit gjatë procesit zgjedhor
- 07/06/2026 07:25- Këto janë 38 qendrat e votimit me kusht
- 07/06/2026 07:20- 22,685 persona do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 7 qershorit
- 07/06/2026 07:14- Mbi 100 prokurorë të angazhuar në mbrojtje të votës
- 07/06/2026 07:10- Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku mund të raportoni çdo rast të kundërligjshëm
Qytetarët e Kosovës sot, më 7 qershor i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 2,092,174 qytetarë, ndërkaq për herë të parë do të votojnë 22,685 qytetarë të rinj.
Procesi zgjedhor zhvillohet në 949 qendra të votimit me gjithsej 2,550 vendvotime në të gjithë Kosovën.
Telegrafi.com do të përcjellë gjatë gjithë ditës ecurinë e procesit zgjedhor, ndërkaq, të gjitha lajmet lidhur me fushatën parazgjedhore mund t'i lexoni këtu: /Telegrafi/
07/06/2026 15:06- "Fushata më agresive ndonjëherë", Rashiq kërkon që qytetarët të votojnë të lirë dhe pa presion

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive të Kosovës (PDS), Nenad Rashiq, ka deklaruar se fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare është shoqëruar me presione dhe metoda represive, duke e cilësuar atë si një nga më të ashprat dhe më agresivet deri më tani.
Duke folur në ditën e votimit, Rashiq tha se pret që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë demokratike, pavarësisht ngjarjeve që, sipas tij, kanë shënuar javët e fundit të fushatës.
07/06/2026 14:55- "Çdo palë zgjedhje janë test i demokracisë" - BE monitoron votimin në Prishtinë e Graçanicë

Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë ka vlerësuar pozitivisht ecurinë e procesit të votimit gjatë vizitave në qendrat e votimit në Prishtinë dhe Graçanicë.
Sipas njoftimit, ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, në kuadër të iniciativës së koordinuar nga BE-ja, “Diplomatic Watch”, është shprehur e kënaqur me mënyrën se si po zhvillohet procesi i votimit.
07/06/2026 14:44- Qytetari ngre shqetësime për markerin zgjedhor, pretendon se ngjyra largohet lehtësisht nga gishti

Kosova po zhvillon procesin e votimit për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare, ndërsa deri më tani nuk është raportuar për incidente që do të cenonin mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Shikoni pamjet KËTU.
07/06/2026 14:40- LDK vlerëson pozitivisht ecurinë e votimit deri në mesditë

Në një konferencë për media, kandidati i LDK-së për deputet, Festim Kabashi, deklaroi se procesi i votimit deri më tani po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe pa probleme serioze.
"Sipas informacioneve që kemi deri tani, procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe pa probleme serioze", u shpreh ai.
07/06/2026 14:32- Shqyen fletëvotimet në Drenas dhe Prishtinë, dy persona dërgohen në mbajtje

Deri tani në rajonin e Prishtinës janë hapur dy raste “Asgjësim i dokumentit të votimit”, në Drenas dhe në Prishtinë, ku dyshohet se nga personat e dyshuar kanë dëmtuar (shqyer) fletëvotimet.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
07/06/2026 14:30- Elbert Krasniqi merret në pyetje pas denoncimit nga Veton Berisha për ndikim në zgjedhje, Policia: S'ka elemente të shkeljes

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK) dhe ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është intervistuar nga Policia e Kosovës pas pretendimeve për ushtrim presioni ndaj qytetarëve të komunitetit egjiptian gjatë procesit zgjedhor.
Sipas raportimeve në media, ndaj Krasniqit janë ngritur dyshime se ka ushtruar ndikim mbi votuesit e komunitetit egjiptian.
07/06/2026 13:25- Dalja e qytetarëve në zgjedhje deri në mesditë është 12,2%, votimi me asistencë dukshëm më i vogël krahasuar me zgjedhjet paraprake

Demokracia në Veprim (DnV) në një konferencë për media ka bërë të ditur se që nga hapja vendvotimeve në orën 07:00 procesi i votimit në të gjithë vendin po rrjedh në mënyrë të qetë. DnV theksoi se deri në orën 12:00, të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar rreth 12% e qytetarëve.
Në komunat me shumicë serbe, në veri të vendit, dalja në votime është raportuar të jetë mbi 24% që është gati dyfish më e lartë sesa mesatarja e përgjithshme e daljes në nivel vendi. Prishtina dhe Ferizaj kanë regjistruar daljen më të madhe deri tani, me 13,2%. Dalja më e vogël është në regjionin e Prizrenit dhe Gjakovës, 9%.
DnV ka paraqitur edhe parregullsitë më të shprehura në procesin e votimit.
07/06/2026 12:43- Abdixhiku: Pres pjesëmarrje masive të popullit të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ushtruar të drejtën e votës në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke e cilësuar procesin zgjedhor si një moment të rëndësishëm për demokracinë në vend.
07/06/2026 12:43- Kryeziu: E di që ka qytetarë të revoltuar, të lodhur, që s’duan të dalin fare në zgjedhje - por Kosova mbrohet edhe me votë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje dhe zhvillimet e procesit zgjedhor, duke bërë thirrje për votim dhe organizim qytetar.
07/06/2026 11:44- Radoniqi: Deri në orën 11:00 kanë votuar 8.29 për qind e qytetarëve, pak më shumë se në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025
Foto: ArkivFoto: ArkivKomisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur konferencën e dytë për media lidhur me procesin e votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.
07/06/2026 11:35- Haxhiu: Sa më e lartë pjesëmarrja në këto zgjedhje, aq më e fortë është demokracia jonë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka votuar sot në shkollën “Meto Bajraktari”, në Prishtinë, ndërkaq ka ftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që sot, ditë e diel, 7 qershor, të dalin dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
“Sa më e lartë pjesëmarrja në këto zgjedhje, aq më e fortë është demokracia jonë”, ka thënë ushtruesja e detyrës së presidentes.
07/06/2026 11:28- Largohet flamuri serb nga qendra e votimit në Gorazhdec të Pejës
Në fshatin Gorazhdec të komunës së Pejës është raportuar vendosja e një flamuri serb në një qendër votimi, duke nxitur reagim të menjëhershëm nga autoritetet.
Policia e Kosovës ka ndërhyrë dhe e ka larguar atë nga hapësira e qendrës së votimit.
07/06/2026 11:21- Hamza: Sot vendosim për Kosovën, ftoj të gjithë qytetarët të dalin dhe të votojnë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës së bashku me familjen, duke bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në procesin zgjedhor.
07/06/2026 11:08- Këto janë komunat me pjesëmarrjen më të lartë në votim deri më tani

Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare ka arritur në 3.05 për qind deri në orën 09:00, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
07/06/2026 11:07- Ardian Gjini voton në Gjakovë, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Ardian Gjini, ka ushtruar të drejtën e votës në kuadër të procesit zgjedhor që po zhvillohet në vend.
07/06/2026 10:14- Voton Osmani, bën thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Vjosa Osmani ka ushtruar të drejtën e saj të votës në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke bërë thirrje për një proces të rregullt dhe demokratik.
Pas votimit, Osmani uroi që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të kontribuojë në forcimin e demokracisë dhe krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.
07/06/2026 09:53- Kurti voton në zgjedhjet e parakohshme, fton qytetarët të dalin sa më masivisht në votime

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka ushtruar të drejtën e tij të votës në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke u bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë sa më shumë në procesin zgjedhor.
Pas votimit, Kurti deklaroi se dita e zgjedhjeve është një ditë e rëndësishme për vendin, ndërsa inkurajoi qytetarët që paraprakisht të verifikojnë qendrën e tyre të votimit përmes platformës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
07/06/2026 09:44- Lista Serbe sërish voton në grup

Lista Serbe është raportuar edhe një herë për organizimin e votimit në grup gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë, një praktikë që sipas vëzhguesve dhe kritikëve është përsëritur edhe në proceset e mëparshme zgjedhore.
07/06/2026 09:28- Deri në ora 09:00 votuan 2.67% e votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vënë në funksion platformën elektronike për publikimin e statistikave të pjesëmarrjes së qytetarëve në votime dhe rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare.
Përmes kësaj platforme, qytetarët, mediat dhe subjektet politike mund të ndjekin në kohë reale ecurinë e procesit zgjedhor në të gjithë Kosovën.
Të dhënat e fundit tregojnë se deri në ora 09:00 në procesin e votimit kanë marrë pjesë 2.67 për qind e votuesve me të drejtë vote, ose 52.254 votues.
07/06/2026 09:25- DnV raporton parregullsi në nisjen e procesit të votimit

Demokracia në Veprim (DnV) ka publikuar gjetjet e para nga monitorimi i Zgjedhjeve të Parakohshme Parlamentare, duke bërë të ditur se procesi i votimit ka nisur kryesisht i qetë, por me disa parregullsi të evidentuara në terren.
Në raportin e publikuar, DnV bën të ditur se nga gjithsej 2,550 vendvotime në vend, 1.6 për qind janë hapur me vonesë, kryesisht për shkak të mungesës së komisionerëve, ndërsa në disa raste vonesat janë shkaktuar edhe nga mungesa e kabinave të votimit.
07/06/2026 08:14- Kosova voton sot – hapen vendvotimet në mbarë vendin

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka njoftuar se procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në vend, pasi materiali zgjedhor, përfshirë fletëvotimet është shpërndarë me kohë gjatë orëve të hershme të mëngjesit.
Në një konferencë për media, Elezi bëri të ditur se në listën e votuesve janë të regjistruar 1,959,962 qytetarë me të drejtë vote, duke i ftuar ata që të marrin pjesë në proces dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.
07/06/2026 08:01- Si mund ta verifikoni online qendrën tuaj të votimit?
Si mund ta verifikoni online qendrën tuaj të votimit?Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të gjithë qytetarët me të drejtë vote mund të kontrollojnë lehtësisht vendndodhjen e qendrës së tyre të votimit përmes platformës elektronike të institucionit.
KQZ u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë shërbim për t’u informuar me kohë rreth vendvotimit të tyre dhe për të lehtësuar procesin e votimit në ditën e zgjedhjeve.
Për verifikimin e qendrës së votimit mund të përdoret platforma: qv.kqz-ks.org.
07/06/2026 07:35- Radoniqi voton në Pejë, bën thirrje për respektimin e ligjit gjatë procesit zgjedhor

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi ka ushtruar të drejtën e votës në Pejë, me ç’rast u ka bërë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në proces që të respektojnë ligjin dhe rregullat zgjedhore.
Radoniqi tha se KQZ-ja ka qenë e angazhuar intensivisht në përgatitjet për ditën e zgjedhjeve dhe se të gjitha procedurat e nevojshme janë përmbyllur me kohë.
07/06/2026 07:25- Këto janë 38 qendrat e votimit me kusht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e përgjithshme të qendrave të votimit në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit më 7 qershor 2026 në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Duke u bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, me qëllim të mundësimit të votimit me kusht, KQZ ka caktuar në çdo komunë nga një qendër votimi me kusht. Pra, në të gjithë Republikën e Kosovës, janë vetëm 38 qendra votimi me gjithsej 52 vendvotime në të cilat lejohet votimi me kusht.
07/06/2026 07:20- 22,685 persona do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 7 qershorit
Foto: ArkivQytetarët e Kosovës sot i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.
Numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote në këtë proces zgjedhor është: 2,092,174 votues.
Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme më 7 qershor, është: 22,685 votues.
07/06/2026 07:14- Mbi 100 prokurorë të angazhuar në mbrojtje të votës
Mbi 100 prokurorë të angazhuar në mbrojtje të votësZyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat mbahen të dielën më 7 qershor 2026, Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor.
Në njoftim bëhet e ditur se në këto zgjedhje janë angazhuar së bashku mbi 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, gjersa bëhet thirrje që të denoncohet çdo keqpërdorim apo manipulim i votës.
07/06/2026 07:10- Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku mund të raportoni çdo rast të kundërligjshëm

Policia e Kosovës, bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autorizimeve institucionale, ka hartuar urdhrin operativ dhe ka bërë të gjitha planifikimet lidhur me “Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, të cilat do të mbahen sot, më 7 qershor 2026.
“Si zakonisht, inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente, njëherit të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor, apo edhe jashtë tyre.
Raportoni, nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999, në adresën elektronike info@kosovopolice.com si dhe në stacionet më të afërta policore”, thuhet në njoftim.























