Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur konferencën e dytë për media lidhur me procesin e votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, bëri të ditur se deri në ora 11:00 kanë votuar 162 mijë e 439 qytetarë, që përbën 8.29 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve.


“Nga të dhënat preliminare nga më shumë se 97 për qind e vendvotimeve, numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 11:00 është 162 mijë e 439 votues, apo 8.29 për qind”, deklaroi Radoniqi.

Ai shtoi se në të njëjtën periudhë kohore, në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor 2025, dalja në votime ka qenë pothuajse e njëjtë.

“Sipas të dhënave nga 94 për qind e qendrave të votimit, atëherë kishin votuar 8.27 për qind apo 165 mijë e 404 votues”, u shpreh ai. /Telegrafi/