Mbi 140 mijë votues më pak se më 28 dhjetor, bie pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 15:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri në orën 15:00 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 445 mijë e 622 qytetarë, që përbën 22.74 për qind të elektoratit.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, pjesëmarrja në votime deri në këtë orë është dukshëm më e ulët krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit të kaluar.
Në të njëjtën kohë gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit kishin votuar 585 mijë e 635 qytetarë, apo 29.29 për qind e votuesve me të drejtë vote, që nënkupton një diferencë prej 140 mijë e 13 votues më pak.
Pavarësisht rënies së daljes në votime, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, deklaroi se procesi zgjedhor po zhvillohet qetë dhe pa incidente që do të mund të cenonin integritetin e zgjedhjeve.
KQZ pritet të publikojë të dhëna të reja për pjesëmarrjen e qytetarëve në orën 19:30 kur edhe do të mbyllen qendrat e votimit.




































