LAJMI I FUNDIT:

Bullock shqetësohet gjatë gjithë kohës për sigurinë e fëmijëve

Bullock shqetësohet gjatë gjithë kohës për sigurinë e fëmijëve
Sandra Bullock (Foto: Tim P. Whitby/Tim P. Whitby/Getty Images/Guliver)

Sandra Bullock ka thënë se përpiqet t’i mbrojë jashtëzakonisht shumë fëmijët e saj të adoptuar, sepse çdo ditë ka frikë se mund t’i ndodhë diçka në e keqe në shkollë.

Aktorja është duke i rritur dy fëmijë, tetëvjeçarin Louis dhe gjashtëvjeçaren Laila, ndërsa thotë se është tepër mbrojtëse kur është fjala për ta.


Sandra Bullock (Foto: Ethan Miller/Getty Images for CinemaCon/Guliver)

“I dua fëmijët e mi deri në një pikë neurotike dhe vetëm tash e kam kuptuar se çfarë do të thotë të kesh frikë çdo ditë. Vazhdimisht pyes veten se çfarë po ndodh në botë dhe se a jam nënë e mirë?”, ka theksuar 54-vjeçarja.

Ajo ka rrëfyer se kur fëmijët e saj shkojnë në shkollë, ajo i kontrollon vazhdimisht përmes telefonit dhe shqetësohet se a janë mirë.

Lajmet për Sandra Bullock
Lexo po ashtu Lajmet për Sandra Bullock

Bullock ka thënë se është me fat, pasi që partneri i saj, Bryan Randall, me të cilin është në lidhje qe tre vjet, e kupton lidhur me histerinë që ka për fëmijët dhe gjatë gjithë kohës përpiqet ta qetësojë.

Sandra Bullock (Foto: Andreas Rentz/Getty Images for Netflix/Guliver)

“Dua të bëj gjithçka që është në fuqinë time që t’i mbroj këta dy fëmijë të bukur. Ata janë bekimi im”, ka thënë aktorja.

Në të kaluarën, Sandra ka thënë se jeta e saj ka qenë “asgjë” para se t’i adoptonte fëmijët.

“Po, kam pasur jetë të bukur. Por, gjithë ajo është asgjë krahasuar me ata dy. Derisa ata nuk kishin ardhur në jetën time, thjesht kam humbur kohë. Tash e di me saktësi se si është jeta ime. Ndihem e bekuar”, ka thënë në të kaluarën Bullock. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori