LAJMI I FUNDIT:

Futbollistit të Azerbajxhanit, Ruslan Gurbanov, nuk i del inati nga humbja: Ata nuk janë shtet, janë të egër

Futbollistit të Azerbajxhanit, Ruslan Gurbanov, nuk i del inati nga humbja: Ata nuk janë shtet, janë të egër

Kosova i ka dhënë leksion futbolli Azerbajxhanit, duke e mposhtur 4-0 në ndeshjen që vlente kualifikimin në në Ligën C.

Sulmuesi Ruslan Gurbanov ka folur për ndeshjen e humbur për azerisport.com.


“Pas këtij rezultati, nuk ka asgjë për të thënë. Kosovarët ishin më të fortë se ne, dhe kjo duhet pranuar”.

“Nuk kemi pasur frikë nga një rival, vetëm se Kosova ka lojtarë vërtet të mirë, shumica prej të cilëve luajnë në kampionate të forta. Ata bënë rezultatin”.

“Edhe pasi ata shënuan shpejtë, mendoja se tani çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të jemi në gjendje të reagojmë në të njëjtën mënyrë. Por gjërat nuk shkuan ashtu siç planifikuam. Dua tu kërkoj falje tifozëve dhe të gjithë njerëzve të Azerbajxhanit”.

“Përkundër gjithçkaje, gjithmonë duhet të jeni njerëz, t’i respektoni vlerat e një vendi tjetër”.

“Fakti që himni i Azerbajxhanit u fishkëllye në Kosovë tregon se ata nuk e respektojnë kundërshtarin”.

“Shteti i Azerbajxhanit po bën gjënë e duhur, që nuk e njeh Kosovën, sepse ata nuk janë shtet, por të egër”, ka thënë futbollit.

Gurbanov ka qenë rezervist në ndeshjen kundër Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të marrë një 'shpëtim financiar' nga sponsori i madh

Barcelona do të marrë një 'shpëtim financiar' nga sponsori i madh

La Liga
Chelsea nuk dëshiron të bisedojë me Napolin për shkëmbimin Lukaku-Osimhen

Chelsea nuk dëshiron të bisedojë me Napolin për shkëmbimin Lukaku-Osimhen

Serie A
Kompany ka gjetur tre problemet më të mëdha të Bayern Munich

Kompany ka gjetur tre problemet më të mëdha të Bayern Munich

Bundesliga

"Pa diskutim, por jo me të njëjtin ritëm" - Klopp zbulon nëse planifikon të vazhdojë punën pas largimit nga Liverpool

Përfaqësueset
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

La Liga
Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

La Liga
Kalo në kategori