LAJMI I FUNDIT:

James shkëlqen me ‘Triple double’, Lakers marrin fitoren e dytë

James shkëlqen me ‘Triple double’, Lakers marrin fitoren e dytë

Pas tri hunbjeve radhazi, Lakers tani ka filluar serinë e fitoreve.

Djelmoshat e Luke Walton fillimisht mposhtën Phoenix Suns, ndërsa kanë marrë edhe fitoren e dytë në NBA pas triumfit ndaj Denver Nuggets.


Lakers ishin në disavantazh por u rikthyen në fund për ta fituar ndeshjen me shtat pikë diferencë 121-114.

LeBron James ishte fantastik në këtë përballje duke arritur ‘Triple Double’.

33-vjeçari shënoi 28 pikë pati 11 asistime e 11 kërcime.

Paraqitje mjaftë të mirë pati edhe dyshja Kyle Kuzma me 22 pikë dhe qendra Javal McGee që shtoi 21 të tjera.

Lance Stephenson shënoi 12 pikë ku 10 nga to në çerekun e katërt që ndihmuan ekipin për rikthim.

Tek Nuggets më efikasi ishte Murray me 22 pikë e 10 kërcime.

Nuk ka këndellje për Oklahoma City Thunder që kanë pësuar humbjen e katërt radhazi.

Thunder janë mposhtur nga Boston Celtics me rikthin 101:95.

Jayson Tatum ishte më meritori për fitoren e Celtics me 24 pikë të shënuara, ndërsa me 21 të tjera kontribuoi Morris.

Paul George tek Thunder ishte më efikasi me 22 pikë e tetë kërcime por që nuk mjaftuan për ga shmangur humbjen e katërt në po aq ndeshje. /Telegrafi/

Rezultatet:

Denver Nuggets 114-121 Los Angeles Lakers 

https://www.youtube.com/watch?v=KU-__8b7eCg

Cleveland Cavaliers 103-110 Detroit Pistons 

Portland Trail Blazers 128-114 Orlando Magic

Boston Celtics 101-95 Oklahoma City Thunder 

https://www.youtube.com/watch?v=EALRAEoBw1c

Në trend Sport

Më shumë
Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

La Liga
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Premier League
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

Ndërkombëtare
Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

La Liga
Messi shënoi një supergol nga distanca, i ngjashëm me një nga golat e tij më të mëdha ndonjëherë

Messi shënoi një supergol nga distanca, i ngjashëm me një nga golat e tij më të mëdha ndonjëherë

Ligat tjera
Kalo në kategori