LAJMI I FUNDIT:

McGregor tenton ta godasë Nurmagomedovin gjatë matjes zyrtare, rusi qëndron i qetë

McGregor tenton ta godasë Nurmagomedovin gjatë matjes zyrtare, rusi qëndron i qetë
Foto: Getty Images and BT Sport/Youtube

Tashmë ka përfunduar edhe matja zyrtare mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor para duelit të tyre.

Rusi peshoi 70.3 kilogramë (155lb), kurse irlandezi 70 kilogramë (154.5lb), pothuajse peshë identike, edhe pse Nurmagomedov është tre centimetra më i madh (1.78).

Conor McGregor gjatë matjes zyrtare (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Ashtu siç e do tradita pas çdo matje të dy sportistët duhet të qëndrojnë përballë njëri-tjetrit dhe normalisht që kjo ishte pika më tensionuese.

Khabib Nurmagomedov preferon qetësinë (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

McGregor nuk arriti të mbajë vetën dhe për një moment tentoi ta godas me këmbë kundërshtarin e tij, por këtij të fundit nuk i bëri shumë përshtypje kjo pasi duket se është mësuar me spektaklin e Conorit.

Përballja në mes tyre është në kuadër të UFC 229, ku Nurmagomedov do ta mbrojë titullin e peshës së lehtë.

Reperi i njohur Drake qëndroi përkrahë McGregorit gjatë matjes zyrtare në Las Vegas (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

30-vjeçari nga Rusia konsiderohet favorit pasi McGregor ka dy vite që nuk ka zhvilluar ndeshje në UFC, por irlandezi është i bindur në fitoren e tij.

Përballja mes tyre do të zhvillohet të dielën nga ora 04:00 në Las Vegas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Kroacisë – Sylvinho me ndryshime në emra dhe skemë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Kroacisë – Sylvinho me ndryshime në emra dhe skemë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kroacia me mungesë të madhe në ndeshjen ndaj Shqipërisë, ylli i ekipit lëshon kampin pas lëndimit

Kroacia me mungesë të madhe në ndeshjen ndaj Shqipërisë, ylli i ekipit lëshon kampin pas lëndimit

Përfaqësueset
Theu hundën, raporti i ri zbulon numrin e ndeshjeve që Mbappe do të humbasë për Francën në Euro 2024

Theu hundën, raporti i ri zbulon numrin e ndeshjeve që Mbappe do të humbasë për Francën në Euro 2024

Përfaqësueset
Ballkani fat në short, përballet me skuadrën nga Andorra

Ballkani fat në short, përballet me skuadrën nga Andorra

Liga e Kampionëve
La Liga fillon më 16 gusht, Reali, Barca dhe Atletico ndeshjet e para i luajnë në udhëtim

La Liga fillon më 16 gusht, Reali, Barca dhe Atletico ndeshjet e para i luajnë në udhëtim

La Liga
Llapi mëson kundërshtarin e rrethit të parë në Ligën e Evropës, ndeshet me gjigantin polak

Llapi mëson kundërshtarin e rrethit të parë në Ligën e Evropës, ndeshet me gjigantin polak

Liga e Evropës
Kalo në kategori