LAJMI I FUNDIT:

Messi, Falcao, Zidane, Griezmann, emrat që Beckham i dëshiron në Inter Miami

Messi, Falcao, Zidane, Griezmann, emrat që Beckham i dëshiron në Inter Miami

David Beckham dëshiron të bëjë histori në Major League Soccer me ekipin e tij të ri, Inter Miami , i cili do të debutojë në sezonin 2020.

Që në fillim, ai dëshiron të formojë një ekip të mbushur me disa nga yjet më të mëdha të futbollit në planet.


Është një plejadë e yjeve që ai dëshiron t’i ofrojë në Florida, nëse është e mundur.

“Nëse Beckham më dëshiron mua në ekipin e tij, unë do të shkoj, sepse do të doja ta përfundoja karrierën time në MLS”,ka thënë Antoine Griezmann për L’Equipe.

Ky është një hap në karrierën e 27-vjeçarit, që e ka pranuar se në të ardhmen do të ishte i gatshëm të marrë rrugë drejt Shteteve të Bashkuara dhe duket se Inter Miami është ekipi i tij i zgjedhur.

“Unë dua të krijoj ekipin më të madh dhe më të mirë në SHBA dhe për këtë, ne duhet të tërheqim disa nga lojtarët më të mirë”, ka thënë anglezi.

Sipas The Times, një nga ëndrrat e tij të mëdha është bindja e Lionel Messit për të shkuar në Miami, kur ai është 33 vjeç.

“Ne do të shohim se çfarë do të ndodh në dy vjetet e ardhme”, deklaroi Beckham.

Një skenar është edhe Cristiano Ronaldon me Leon në sulm.

Në vitin 2020, ai do të jetë 35 vjeç, por do të jetë nën kontratë edhe për dy sezonet tjera me Juventusin.

Express gjithashtu raporton se Beckham dëshiron të bindë disa lojtarë nga klubi i tij i vjetër Manchester United (Wayne Rooney, Nani, Antonio Valencia dhe Zlatan Ibrahimovic) për t’u bashkuar me aventurën e tij të re dhe Ronaldo është një prej tyre.

Një tjetër lojtar që pëlqehet është Radamel Falcao.

Kontrata e kolumbianit me Monacon përfundon në vitin 2020 dhe ai gjithmonë ka deklaruar se do të dëshironte të përfundonte karrierën e tij në SHBA.

Zinedine Zidane është ëndrra për trajner. Sipas Mirror, kontaktet tashmë kanë filluar.

Ardhja e tij do ta kthente projektin në ëndërr të realizuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori