LAJMI I FUNDIT:

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Pamje të reja kanë treguar atë se çfarë ka bërë Mohamed Salah pas përfundimit të ndeshjes me West Hamin, pas përplasjes së tij të ashpër me Jurgen Kloppin.

Liverpooli mori një tjetër goditje në shpresat e tyre për të fituar titullin e Ligës Premier pas humbjes me rezultat 2-0 ndaj Evertonit, teksa ata lëshuan pikë edhe ndaj West Hamit të shtunën.


Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, duke i lënë ata në pozitën e tretë me 75 pikë të grumbulluara, dy më pak se lideri Arsenali.

Por, një përplasje e ashpër verbale mes Salahut dhe Kloppit ishte ajo që pushtoi rrjetet sociale nga ky takim.

Pamjet tregojnë se si 31-vjeçari duket se injoron Kloppin dhe më pas jep një duartrokitje të shpejtë për tifozët që udhëtuan për ta përcjellur ndeshjen, para se të merrte udhë drejt tunelit.

Kjo ka bërë që shumë tifozë të Liverpoolit të reagojnë në rrjetet sociale.

Një tifoz shkroi në platformën X: Mendoj se të dy shmangën njëri-tjetrin këtu. Nuk ka nevojë që të bëhet e madhe. Kjo ndodh në sportet profesionale.

Një tjetër tha: Kjo ndodhë tek çdo klub, duke përfshirë Arsenalin dhe Manchester Cityn.

Një i tretë shtoi: Duket se Kloppi e ka injoruar atë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Premier League
Bayerni zyrtarizon largimin e dy futbollistëve pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena

Bayerni zyrtarizon largimin e dy futbollistëve pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena

Bundesliga
Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Boks
Data, vendi dhe ora: Gjithçka gati për duelin e parë më të madh të këtij shekulli, Tyson Fury - Oleksandr Usyk

Data, vendi dhe ora: Gjithçka gati për duelin e parë më të madh të këtij shekulli, Tyson Fury - Oleksandr Usyk

Boks
Ronaldo lidhet me një kalim te Leverkuseni, por çfarë kishte thënë Alonso për portugezin

Ronaldo lidhet me një kalim te Leverkuseni, por çfarë kishte thënë Alonso për portugezin

Bundesliga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Kalo në kategori