LAJMI I FUNDIT:

Dueti me Rina Balajn e bëri të njohur në trevat shqiptare – të dhëna për Sin Boy

Dueti me Rina Balajn e bëri të njohur në trevat shqiptare – të dhëna për Sin Boy
Sin Boy dhe Rina Balaj (Foto: YouTube/ZzapnChriss Onrecords)

Reperja e re e muzikës shqiptare, Rina Balaj, ka vetëm pak ditë që ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, i cili është një bashkëpunim me Sin Boy.

E titulluar “Gigi”, kjo këngë është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” falë sugjerimeve të shumta nga ana e publikut, ku për këtë javë renditet në vendin e 78-të.


Përveç Rinës, ai që e ka bërë të veçantë këtë prurje të re është Sin Boy, një tjetër reper i talentuar.

Sin Boy, emri i vërtetë i të cilit është Agustin Gega, është një reper me origjinë shqiptare që jeton në Greqi.

Ai ka nisur të merret me muzikë që në moshën 18-vjeçare, por pavarësisht se në Shqipëri nuk është shumë i njohur, Sin Boy është tepër i famshëm në Greqi, falë disa projekteve muzikore si “Mana,” “Gang,” “High” e “Draco”.

Para se të bëhej i famshëm, reperi kishte zgjedhur kanalin e vet në YouTube për të shpërndarë muzikën e tij.

24-vjeçari ka vendosur që karrierën e tij muzikore ta zhvillojë edhe në trevat shqiptare dhe artisti ka zgjedhur shtëpinë diskografike të ZzapnChriss për të bashkëpunuar.

Rina dhe Sin Boy kanë bashkuar fuqitë për “Gigi”, ku ky i fundit ka zgjedhur të këndojë në gjuhën greke. /TopChannel/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori