LAJMI I FUNDIT:

Pasuria e saj është në vlerë prej 80 milionë dollarësh, por Aretha Franklin nuk ka lënë testament

Pasuria e saj është në vlerë prej 80 milionë dollarësh, por Aretha Franklin nuk ka lënë testament
Aretha Franklin (Foto: Getty Images)

Aretha Franklin, e cila ndërroi jetë në moshë 76-vjeçare, nuk ka lënë testament, ndërsa pasuria e saj është në vlerë prej 80 milionë dollarësh (69 milionë euro) dhe pritet të ndahet ndërmjet katër djemve të këngëtares.

Sipas AP, avokati i saj e kishte bindur këngëtaren që ta bënte testamentin para vdekjes, mirëpo ajo nuk kishte arritur ta shkruajë, prandaj në bazë të ligjit të Michiganit, katër djemtë e saj do ta ndajnë në mënyrë të barabartë pasurinë.


Aretha Franklin (Foto: Getty Images)

Mirëpo, duke qenë se Aretha ka lënë prapa vetes shumë gjëra që duhet të kryhen, duke përfshirë edhe autoritetet tatimore, avokatët dhe anëtarët e familjes, pritet që procesi i ndarjes së pasurisë ta zgjasë vite.

Lajmet për Aretha Franklin
Lexo po ashtu Lajmet për Aretha Franklin

“Asnjëherë nuk më ka thënë se nuk do ta bëjë (ta shkruajë testamentin). Më duket se thjesht nuk ka arritur, nuk ka pasur kohë për të”, citon Thehollywoodunlocked.com fjalët e avokatit të saj.

Aretha Franklin (Foto: Getty Images)

Sipas ligjit në fuqi në Michigan, të katër pasardhësit e saj do të trashëgojnë në mënyrë të barabartë gjithçka që Aretha ka poseduar.

Por, meqenëse nuk janë në pyetje vetëm paratë, por edhe patundshmëria dhe përfitimet nga të drejtat e këngëve, shumëkush mendon se ndarja e pasurisë nuk do të jetë e lehtë.

Ndërsa menjëherë pas vdekjes së Franklin, zyra të ndryshme i kanë kontaktuar djemtë e saj për t’ua ofruar shërbimet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori