LAJMI I FUNDIT:

Milani planifikon goditje të trefishtë yjesh në verë  

Milani planifikon goditje të trefishtë yjesh në verë  
AC Milan (Getty Images)

Milani thuhet se po planifikon një goditje të trefishtë këtë verë me Mario Mandzukic, Marouane Fellaini dhe Keita Balde Diao.

Rossonerët po kalojnë edhe një sezon të dështuar me ekipin që përsëri nuk po mund t’i kap vendet që i dërgojnë në Ligën e Kampionëve.


Dështimet në Evropë dhe Serie A kanë alarmuar drejtuesit e klubit, të cilët po mendojnë të përforcojnë edhe më shumë skuadrën, pasi verës së kaluar ku harxhuan më shumë se 200 milionë euro.

Milani planifikon oferta për Benzeman, Dzekon dhe Belottin
Lexo po ashtu Milani planifikon oferta për Benzeman, Dzekon dhe Belottin

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Mandzukic është sulmuesi ideal për Milanin e Gennaro Gattusos dhe kohëve të fundit ka refuzuar një lëvizje në Kinë, ndërsa Juventusi po kërkon 20-25 milionë euro për kroatin.

Mario Mandzukic (Getty Images)

Në mesfushë, gazeta Tuttosport beson se Rossonerët po mendojnë për Fellainin, kontrata e të cilit me Manchester Unitedin mbaron në qershor, edhe pse klubi do të përballet me konkurrencën të fortë për shkak të statusit të tij si lojtar i lirë.

Marouane Fellaini (Getty Images)

Së fundi, mediumi tjetër italian Gazzetta dello Sport pret që klubi nga San Siro të ofrojë Andre Silvan në Monaco me qëllim të marrjes së Keitas në këmbim.

Balde Diao Keita (Getty Images)

Ish-sulmuesi i Lazios ka bërë përshtypje të mirë në Francë, duke shënuar tetë gola dhe duke ndihmuar me 11 asistime, por Monaco mund të jetë i gatshëm të sakrifikojë 23-vjeçarin për Silvan, agjenti i të cilit, Jorge Mendes, ka lidhje të ngushta me skuadrën e principatës.

Përveç këtyre emrave, Milani po lidhet edhe me transferimin e Karim Benzemas, Edin Dzekos dhe Andrea Belottin, me njërin nga sulmuesit që mund të përfundoj në San Siro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori