LAJMI I FUNDIT:

Shkruan historinë: Seria “Grey’s Anatomy” me sezonin e 15-të të shfaqjes në televizion

Shkruan historinë: Seria “Grey’s Anatomy” me sezonin e 15-të të shfaqjes në televizion

Seriali i famshëm dhe fitues i disa çmimeve prestigjioze i televizionit ABC, “Grey’s Anatomy” do të shfaqet edhe në sezonin e 15-të, që do ta bëjë atë dramën më të gjatë në historinë e shfaqjes së serialit.

Drejtori i Kulturës së Televizionit ABC, Chenning Dangej, konfirmoi këtë informacion në një njoftim për shtyp.


“Anatomy Grey ka një vend të veçantë në zemrën time dhe unë e di se miliona shikues e ndjejnë të njëjtën gjë. Ne i falënderojmë të gjithë fansat besnikë të cilët kanë qenë me ne që nga fillimi, dhe një brez të ri të shikuesve të cilët e gjejnë kënaqësinë në serinë tonë që është tani më e fortë se kurrë”, ka thënë ai.

Actors Ellen Pompeo, Camilla Luddington, Kelly McCreary dhe James Pickens (Getty Images)

Sezoni i fundit i kësaj serie është renditur në vendin e parë në mesin e shikuesve të moshës mes 18 dhe 49 vjet.

Seriali gjithashtu renditet ndër pesë të parët në botë. Drama mjekësore amerikane është nominuar për çmimin Amy dhe e fitoi disa herë çmimin “Golden Globe”.

Sidoqoftë, sezoni i 15-të nuk do të sjellë së bashku aktorët – Jessica Kepsou dhe Sara Dru që tashmë janë shkarkuar.

Deri më tani, seria ka një rekord prej 300 episodesh, që do të thotë se me sezonin e ri ai definitivisht hyn në histori. /Telegrafi/