Ka filluar java e 22-të në elitën e futbollit kosovar me ndeshjen derbi mes Feronikelit dhe Drenicës.
Fitore shënoi skuadra nga Drenasi me rezultat minimal 1-0 falë një goli nga Albutrint Morina.
Padyshim që vëmendja më e madhe e adhuruesve të futbollit kosovarë do të jetë në dy qytete Pejë dhe Mitrovicë.
Në qytetin e Pejës do të luhet derbi i vjetër i futbollit tonë mes Besës dhe Prishtinës.
Dy skuadrat në këtë takim hyjnë me objektiva krejtësisht të kundërta pasi vendasit janë në luftë për ekzistencë ndërsa Prishtina duke luftuar për titullin e kampionit.
Besa në këtë takim vije pas humbjes 1-0 nga Vllaznia e Pozhoranit ndërsa Prishtina pas fitores 2-0 ndaj Trepçës ’89.
E kampioni në fuqi i Kosovës, Trepça ’89 do të jetë nikoqire e Dritës.
Do të jetë kjo një ndeshje mes dy skuadrave që synojnë titullin e kampionit dhe gabimi nuk i lejohet asnjërës skuadër.
Interesant pritet të jetë edhe në Podujevë ku Llapi pas tri humbjeve radhazi në kampionat pret Lirinë e Prizrenit.
Ndërkohë Gjilani do të luaj derbin lokal me Vllazninë e Pozhoranit në stadiumin e qytetit.
Në Gjakovë gjithashtu pritet një ndeshje interesante pasi gjysmëfinalistët e Kupës së Kosovës, Vëllaznimi do të luaj derbin kuq e zi me Flamurtarin.
Të gjitha ndeshjet do të fillojnë me fillim nga ora 13:00. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aro Muric nga sezoni i ri mund të luaj në Ligën e Kampionëve, një gjigant britanik kërkon transferimin e tij
PSG do të jetë më i fortë pa Mbappen: Katër emra të mëdhenj për të fituar Ligën e Kampionëve
E ka fituar Ligën e Kampionëve, por një tjetër trofe e bënë më së shumti krenar Pep Guardiolan
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251