LAJMI I FUNDIT:

Plani i fshehtë i princit Harry për t’i transplantuar flokët në stilin e Rooneyt (Foto)

Plani i fshehtë i princit Harry për t’i transplantuar flokët në stilin e Rooneyt (Foto)
(Foto: Getty Images)

Princi Harry, të cilit po i bien flokët, do të shpenzojë 50.000 funte (57.000 euro) për transplantimin e flokëve.

33-vjeçari ka vendosur të bëjë një intervenim të ngjashëm me Wayne Rooneyn, në mënyrë që ta mbulojë kokën me flokë.


(Foto: Getty Images)

Miqtë e ngushtë të princit janë betuar se do ta mbajnë të fshehtë këtë gjë, derisa e fejuara Meghan Markle e mbështet shumë këtë ide.

Mirëpo, për t’iu nënshtruar ndërhyrjes, Harry duhet të marrë lejë nga familja e tij mbretërore dhe ai ka vendosur që të kërkojë leje për t’iu nënshtruar procedurës.

(Foto: Getty Images)

Sidoqoftë, atij i është kërkuar që të presë deri pas martesës me Meghan që do të ndodhë në muajin maj, në mënyrë që të mos bëhen kryetemë flokët e tij të mbjella.

“Harry e di se me gjenet familjare do të humbë shumë flokë në vitet në vijim. Vëllait të tij, William, tashmë po i bien shumë flokët”.

“Ai e ka vërejtur në shumë paraqitje me Meghan se në maje të kokës dhe në pjesën e pasme, zona pa flokë po bëhet gjithnjë e më e madhe”.

(Foto: Getty Images)

“Duke qenë një princ modern, dëshiron të duket i ri sa më gjatë që është e mundur”, ka thënë një burim, citon Daily Star.

Burimi ka shtuar se e fejuara e tij i ka ndihmuar për ta marrë vendimin, meqë ka parë shumë meshkuj në Hollywood duke iu nënshtruar ndërhyrjeve të këtilla. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Dikur e akuzonte se e helmoi, tani në lidhje me të – kush është i dashuri i ri i Fjolla Morinës?

Dikur e akuzonte se e helmoi, tani në lidhje me të – kush është i dashuri i ri i Fjolla Morinës?

Magazina

"ZiuuRugs" - Historia e suksesit të kompanisë nga Kosova që dekoron ambientet e Wiz Khalifa, Metro Boomin dhe Martin Garrix

Magazina
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e

Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"

Magazina
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër

Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Kalo në kategori