Në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision 2024”, Italia prezantoi këngën e saj “La noia” të kënduar nga Angelina Mango.
Ndërsa në fund të mbrëmjes, gjatë përsëritjes së performancave të mbrëmjes, transmetuesi italian RAI shfaqte një banderolë në fund të ekranit me përqindjet pranë çdo vendi që konkurroi atë natë, të cilat shumëkush mendon se janë rezultatet e televotimit publik italian.
Megjithëse Italia është pjesë e pesëshes së madhe që fiton një vend automatikisht në finalen e madhe, kombit i lejohet të votojë në të njëjtën gjysmëfinale në të cilin prezantohet kënga përfaqësuese e vendit, shkruan WiwiBlogs.
Zbulimi i këtyre rezultateve të mundshme të televotimit do të ishte një skandal dhe shkelje e rregullave të konkursit nga RAI. Transmetuesit publikë nuk lejohen të ndajnë ndonjë rezultat nga gjysmëfinalet, deri në finalen e madhe të së shtunës.
Rezultatet e mundshme që u prezantuan në gjysmëfinalen e “Eurovision 2024” nga RAI ishin:
Izraeli: 39.31%
Holanda: 7.32%
Shqipëria: 6.68%
Gjeorgjia: 6.64%
Zvicra: 6.03%
Armenia: 5.83%
Greqia: 5.29%
San Marino: 3.54%
Danimarka: 2.93%
Letonia: 2.91%
Austria: 2.84%
Estonia: 2.80%
Çekia: 2.48%
Malta: 2.19%
Belgjika: 1.68%
Norvegjia: 1.55%
🇮🇹 Italian broadcaster Rai has accidentally revealed their televoting percentages during tonight's #Eurovision semi-final.
[🎥 Rai] pic.twitter.com/cykJlZt4Qr
— ESC Discord (@ESCdiscord) May 9, 2024
Izraeli kryesoi rezultatet e supozuara me një diferencë të konsiderueshme, duke fituar pothuajse 40 për qind të të gjitha votave të hedhura. Vendi i dytë iu dha Holandës, e cila grumbulloi 7%.
Ka pasur pyetje të shumta lidhur me vlefshmërinë e përqindjeve të votimit të shfaqura në ekran.
Kjo është për shkak se vetë transmetuesit zakonisht nuk e dinë ndarjen e votimit të gjysmëfinales së tyre. Gazetari portugez Bernardo Pereira shënoi se supozohet se votat e hedhura nga çdo komb shkojnë drejtpërdrejt tek kompania e votimit ONCE. Rezultatet përfundimtare pastaj vërtetohen nga kompania e kontabilitetit “Ernst & Young”.
Nuk dihet ende nëse RAI i Italisë ka një marrëveshje të ndryshme që u lejon qasjen në informacion të tillë. EBU akoma nuk ka bërë ndonjë koment mbi situatën. Ata nuk kanë as konfirmuar dhe as mohuar nëse rezultatet e televotimit të treguara nga RAI janë të sakta.
Sidoqoftë, informacioni ka ndihmuar Izraelin të ngjitet ndjeshëm në kuotat për të fituar “Eurovision 2024”. Eden Golan tani është e dyta më e preferuara nga bastexhinjtë për të marrë trofeun. Kroacia mbetet favorite e qartë, me kuotë 6/5. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohet bashkëshorti i ish-banores së Big Brother, Françeska Muratit
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës
Kënga e Luiz Ejllit dhe Getoar Selimit e kopjuar? Melodia dhe skenografia janë krejtësisht të ngjashme me një këngë turke
I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania
Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu
Habit Blero: Intervistën me Afronën e bëra për inat të ish-të dashurës time
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit