LAJMI I FUNDIT:

“ZiuuRugs” – Historia e suksesit të kompanisë nga Kosova që dekoron ambientet e Wiz Khalifa, Metro Boomin dhe Martin Garrix

“ZiuuRugs” – Historia e suksesit të kompanisë nga Kosova që dekoron ambientet e Wiz Khalifa, Metro Boomin dhe Martin Garrix

Kompania kosovare “ZiuuRugs” ka arritur të tërheqë vëmendjen e artistëve të famshëm me renome botërore, si Wiz Khalifa, Young Metro 3 Times dhe Martin Garrix, të cilët tashmë janë shprehur publikisht për pëlqimin e tyre ndaj dhuratave të personalizuara.

“ZiuuRugs”, një kompani e themeluar nga disa të rinj shqiptarë në Prishtinë, ka bërë emër për veten në tregun ndërkombëtar falë tapeteve të saj të personalizuara, të cilat janë bërë një detaj i dëshiruar në shtëpitë e shumë yjeve të shoubizit, dhe jo vetëm.


Tapetet e kompanisë nuk janë vetëm të dizenjuara, por edhe të bëra me porosi, duke ofruar mundësinë për një prekje personale dhe unike që të pasqyrojë karakterin dhe stilin e secilit klient.

View this post on Instagram

A post shared by ZiuuRugs (@ziuurugs)

Një video e postuar kohët e fundit në rrjetin social TikTok tregon se si reperi i famshëm Wiz Khalifa, i kënaqur nga dhurata e pranuar nga të rinjtë shqiptarë, e ka tashmë tapetin e personalizuar pjesë të enterierit të tij.

Tapeti i personalizuar, i cili tani zë vend në enterierin e shtëpisë së reperit të njohur amerikan, është një tregues i suksesit dhe tërheqjes që ka “ZiuuRugs” tek personalitetet e njohura.

Wiz Khalifa me dhuratën e personalizuar nga “ZiuuRugs” (Foto: Wiz Khalifa & ZiuuRugs/Instagram)

Suksesi i “ZiuuRugs” vjen si një dëshmi e talentit dhe kreativitetit të të rinjve shqiptarë, të cilët po zgjerohen në tregjet ndërkombëtare dhe po gjejnë një vend të merituar në industrinë globale.

Kjo gjithashtu shënon një sukses për industrinë e brendshme në Kosovë, duke konfirmuar se produktet e vendit mund të kenë një ndikim pozitiv dhe të gjejnë vendin e tyre edhe jashtë kufijve.

View this post on Instagram

A post shared by ZiuuRugs (@ziuurugs)

Tapeteve të personalizuara nga “ZiuuRugs” nuk i kanë rezistuar edhe emra të tjerë të njohur të skenës evropiane si: Kamelen, Arif dhe Sigrid.

Ndërkohë, të tjerë emra të muzikës ndërkombëtare pritet gjithashtu që të pranojnë një dhuratë të tillë nga kompania vendore, që tashmë ka bërë emër edhe në tregun e huaj. Si një kompani që mbulojnë edhe tregun e Kosovës e Shqipërisë, ata kanë punuar edhe me emra të njohur të estradës shqiptare si Dafina Zeqiri, Majk, Ya Nina, e shumë të tjerë.

* Nëse dëshironi të porosisni tapete të personalizuara për tokë apo mure, kompaninë “ZiuuRugs” mund ta gjeni në rrjetet sociale:

Facebook
Instagram
TikTok

Ose kontaktoni në numrin e telefonit 045 684 539

@ziuurugs_ Watch @Metro Boomin reaction to his fresh Ziuu Rug drop! 🤩 Absolute fire! 🔥@Landstreffet #metroboomin #metroboominmusic #landstreff #landstreffstavanger #fyp #viral #rugs #rugsoftiktok #tiktokdoyourthing #wedonttrustyou #metrobooomin #norway #usa #herosandvillains #metro ♬ original sound – ziuurugs

@ziuurugs_ Catch the moment @Timmy Trumpet fell for his custom Ziuu Rug ♥️😍 #ziuurugs #timmytrumpet #landstreff #norway #worldwide #kosovo #albanian #viral #fyp #prishtina ♬ original sound – ziuurugs

@ziuurugs_ King Von Rug 👑 Order you favorite design 💬 #kingvon #kingvonfrmdao #ziuurugs #kingvonedits #fyp #viral #tiktok #handmade #rugs #otf #ripkingvon💔🕊️ #ripkingvon #kingvonthegoat ♬ Took Her To The O – King Von