LAJMI I FUNDIT:

Meryl Streep rrëfen për dhunën e përjetuar: U shtira si e vdekur dhe prisja të ndaleshin goditjet

Meryl Streep rrëfen për dhunën e përjetuar: U shtira si e vdekur dhe prisja të ndaleshin goditjet
(Foto: Getty Images)

Gjatë fjalës së saj për dhunën me të cilën përballen femrat, Meryl Streep ka rrëfyer për një rast të sajin kur ishte rrahur.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve International Press Freedom në New York, aktorja veterane ka treguar se ishte shtirur kinse ka vdekur dhe kishte pritur që goditjet të ndaleshin.


(Foto: Getty Images)

“Unë di diçka për terrorin e vërtetë. Më kanë kërcënuar dhe kam qenë viktimë e dhunës fizike. Atëherë mësova diçka për jetën dhe isha me fat se instinktet më shërbyen mirë”.

Meryl Streep e fal Hoffmanin për ngacmimin seksual
Lexo po ashtu Meryl Streep e fal Hoffmanin për ngacmimin seksual

“Në një moment u shtira sikur kisha vdekur dhe prisja që goditjet të ndaleshin”.

“Një herë tjetër kam qenë dëshmitare e keqtrajtimit, u çmenda e tëra dhe nisa të shkoja drejt keqtrajtuesit. Pyeteni Cherin, ka qenë aty”, ka thënë Streep.

(Foto: Getty Images)

Ajo ka theksuar se këto ngjarje e kishin ndryshuar, ndërsa mendon se femrat mund ta parandjejnë rrezikun.

“Thonë se kemi dëgjim më të mirë, ndjenjë më të mirë të nuhatjes, i vërejmë detajet. Kjo është shumë e dobishme në gazetarinë hulumtuese dhe në aktrim”, ka deklaruar aktorja.

68-vjeçarja në të kaluarën ka folur edhe rreth akuzave për abuzim seksual, me të cilat përballet producenti Harvey Weinstein, duke thënë se femrat që kanë folur për këtë temë janë të guximshme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori