Meryl Streep e fal Hoffmanin për ngacmimin seksual
363:"NEW YORK, NY - OCTOBER 03: Actor Dustin Hoffman on stage during the Q&A for The Academy of Motion Picture Arts & Sciences official academy screening of The Meyerowitz Stories (New and Selected) at the MOMA Celeste Bartos Theater on October 3, 2017 in New York City. (Photo by Lars Niki/Getty Images for The Academy of Motion Picture Arts & Sciences) 9:"Lars Niki
Meryl Streep ka pranuar kërkimfaljen e Dustin Hoffman për shkak se ky i fundit në vitin 1970 e kishte ofenduar në takimin e tyre të parë.
Aktorja e kishte akuzuar kolegun e saj se në vitet e shtatëdhjeta e kishte prekur në gjoks.
(Foto: Getty Images)
Zëdhënësi i aktores ka thënë se Hoffman ka kërkuar falje për gjestin e bërë dhe se Streep ka pranuar kërkimfaljen.
“Është një ofendim për të cilin Dustin ka kërkuar falje dhe Meryl e ka pranuar”, është shprehur ai.
(Foto: Getty Images)
Hoffman asnjëherë nuk i ka komentuar publikisht akuzat e bëra nga Streep në vitin 1979, kur ajo kishte përmendur rastin.
Javën e kaluar, edhe Anna Graham Hunter ka pohuar se Hoffman ka pasur sjellje të këqija ndaj saj gjatë xhirimit të filmit “Death of a Salesman”, në vitin 1985.
Aktorja e kishte akuzuar aktorin për keqtrajtim seksual në kohën kur ajo ishte vetëm 17 vjeçare. Hoffman ka kërkuar falje edhe lidhur me këtë rast. /KP/Telegrafi/