Është shumë i pëlqyer për stilin e tij dhe muzikën që bën.
Këngëtari Mentor Haziri ka sjell gjithmonë këngë të veçanta për publikun, kryesisht të zhanrit rock, gjersa një projekt të tillë, këngëtari është duke e realizuar së fundmi.
“Kënga titullohet ‘Zemër e vrarë’, e cila është realizuar në studion e kompozitorit Gent Mytaraj në Tiranë, e kam punuar në fakt para dy viteve, por tani e kompletova me audio dhe klip”, tha Mentor Haziri gjatë një bisede për Telegrafin.
Në vazhdimësi, këngëtari shpalosi tematikën e këngës së tij të re, e cila që nga titulli na asocion në dashuri.
“Unë në fakt kam realizuar muzikën dhe tekstin e kësaj kënge, e cila trajton temën e dashurisë. I këndoj një dashurie, që sa herë e këndoj këngën, më del para pamja e saj”, tha më tej këngëtari Haziri.
Ditë më parë përfunduan edhe xhirimet e këtij klipi me përcjellje të Telegrafit, teksa në vazhdimin e intervistës, Mentori tregon se si kanë shkuar në tërësi xhirimet.
“Këngës i kemi realizuar edhe klipin, xhirimet i kemi kryer te Rruga B në Prishtinë te grafitet, pasi janë freskia e kryeqytetit dhe kemi dashur që të tregojmë edhe anën urbane të Prishtinës me këto pamje. Klipi është realizuar nga produksioni PinkMoon Creative, dhe është mjaft i veçantë pasi është një kuadër”.
Në përfundimin e bisedës, këngëtari tregoi se kur do të kenë mundësinë fansat që ta shohin këtë klip, dhe çfarë projektesh tjera priten prej tij.
“Kënga shpresoj se del nesër ose pasnesër, pasi që ende po punojmë në montazhë deri sa të përfundojmë. Projekte kam plot e për plot në mendje, por që do vijnë dalëngadalë një e nga një”, përfundoi Mentor Haziri në Telegrafin.
Ekipi i Telegrafit ka përcjell nga afër xhirimet e klipit “Zemër e vrarë” të kryer pak ditë më parë në kryeqytet.
Edhe kësaj radhe, këngëtari Mentor Haziri nuk ka dalë nga stili i tij unik, teksa ky do jetë një klip që do të promovojë mjaft mirë një pjesë urbane të Prishtinës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit
Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?
Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës