LAJMI I FUNDIT:

Studim anglez: Man City fiton titullin e Ligës Premier, Crystal Palace përfundon e fundit (Foto)

Studim anglez: Man City fiton titullin e Ligës Premier, Crystal Palace përfundon e fundit (Foto)

Manchester City favorizohet nga kompanitë e ndryshme të statistikave me 47 për qind të gjasave për të fituar titullin, i ndjekur nga rivali lokal, Unitedi me 24 për qind dhe Chelsea me 13 për qind.

Sezoni i Ligës Premier vetëm sa ka titulluar dhe ka vetëm shtatë ndeshje të zhvilluara deri më tani, por tashmë ka disa rrëfime që dalin rreth përfundimit të saj.


Kompania e të dhënave Gracenote Sports, e cila specializohet në parashikime të tilla, ka përditësuar fituesit e parashikuar të titullit.

City fiton derbin ndaj Chelseat, vazhdon në krye të tabelës si i pamposhtur (Video)
Lexo po ashtu City fiton derbin ndaj Chelseat, vazhdon në krye të tabelës si i pamposhtur (Video)

Kjo kompani para fillimit të sezonit kishte parashikuar se titulli në sezonin 2017/18 do të fitohet përsëri nga skuadra e Antonio Contes, Chelsea.

Megjithatë, pas shtatë ndeshjeve kanë ndërruar parashikimin duke vendosur Manchester Cityn si favoritin kryesor për të fituar titullin këtë sezon me 84 pikë të tubuara, ndërsa Blutë kanë zbritur në vendin e tretë me 79 pikë.

Man City po përjeton një super fillim sezoni me 6 fitore dhe një barazim nga 7 ndeshje

Vendi i dytë sipas kësaj kompanie do të përfundoj Manchester Unitedi i Jose Mourinhos me 79 pikë të mbledhura, ndërsa ‘Top 4’ do të mbyllej me Tottenham Hotspurin.

Goal.com shkruan për shqiptarin nga Kosova që ia ka vënë djalit emrin Arsenal, në shenjë dashurie ndaj klubit (Foto)
Lexo po ashtu Goal.com shkruan për shqiptarin nga Kosova që ia ka vënë djalit emrin Arsenal, në shenjë dashurie ndaj klubit (Foto)

Sipas kësaj kompanie, Arsenali do të mbetet përsëri jashtë katërshes duke përfunduar kështu në vendin e pestë, ndërsa Liverpooli në vendin e gjashtë.

Në këtë sezon, Gracenote Sports parashikon se nga Liga Premier do të bie Crysal Palace si e fundit me 30 pikë të tubura, ndërsa dy skuadrat tjera që do përfundojnë në fund do të jenë Huddersfieldi dhe Bournemouthi. /Telegrafi/

Parashikimi para fillimit të sezonit dhe pas shtatë ndeshjeve: 

Në trend Sport

Më shumë
“Jam krenar”, ylli i Leverkusenit joshet nga interesimi i Barcelonës

“Jam krenar”, ylli i Leverkusenit joshet nga interesimi i Barcelonës

La Liga
Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

La Liga
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje

Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje

La Liga
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

Ligue 1
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona

Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona

La Liga
Ylli i Atletico Madridit i hapur për t’u transferuar te njëri nga pesë klubet e Serie A

Ylli i Atletico Madridit i hapur për t’u transferuar te njëri nga pesë klubet e Serie A

Ndërkombëtare
Kalo në kategori