LAJMI I FUNDIT:

Stresi rrëfen historinë e dashurisë trevjeçare dhe fejesën e fshehtë

Stresi rrëfen historinë e dashurisë trevjeçare dhe fejesën e fshehtë

Pas ditë pasi postoi një foto me të dashurën e tij në Instagram, të gjithë menduan se Stresi ka ndryshuar, është dashuruar.

Por edhe historia e dashurisë paska qenë një film më vete, si ata që ai luan në klipet e tij, por edhe ata të tjerët të jetës reale, që nuk kanë shumë ndryshim nga të parët.

Gjithsesi, Stresi është i dashuruar dhe sot, më shumë se asnjëherë tjetër mund ta kuptojnë të gjithë. i ftuar në Top Magazine, reperi i njohur ka rrëfyer historinë e dashurisë me Kejsin, me të cilën edhe është fejuar në fshehtësi.


Për herë të parë publikisht, Stresi pranoi se lidhja me Kejsin, përgjatë 3 vjetëve, ka kaluar shumë peripeci (kush dyshon për këtë kur në mes është Stresi), megjithatë të dy ia kanë dalë që vazhdojnë të jenë sot bashkë: “Nuk ka qenë e lehtë të vinin deri këtu, e kemi mbajtur shumë të fshehtë lidhjen dhe kemi qenë jashtë gjithë kohës, derisa një person i tretë, pa dashje, i shpërndau fotot dhe ja ku u krye muhabeti…” – tha Stresi për foton me Kejsin, e cila pushtoi rrjetin.

Po cila është Kejsi dhe si u njoh reperi me të?

Historia e njohjes është po aq interesante. E ëma e Kejsit, ia kishte besuar të bijës Stresit për ta ruajtur në lagje para tre vjetësh. Kjo, edhe për faktin se Kejsi, siç tregon Stresi, është një vajzë e cila e mban shumë veten dhe bie shumë në sy. Me kalimin e kohës, duke e “ruajtur”, Stresi e dashuroi dhe… ajo gjithashtu. “Ne shkonin shumë mirë si fqinj, Kejsi është shumë e mbajtur, është vetëm 22 vjeç, unë jam 31, kështu që thashë më mirë të ketë një burrë talent si unë… “

Por në mes ka akoma një qejfmbetje: “Nuk kemi folur më me nënën e saj. Unë jam munduar t’i flas, por ka hatërmbetje prej disa muajsh… Ndoshta ka dëgjuar për të kaluarën time, ndoshta nuk ka shumë besim tek unë, por vajza më do”, thotë Stresi.

Megjithatë, çifti është i vendosur. Ata, madje, edhe janë fejuar në fshehtësi: “Ne jemi fejuar fshehur, askujt nuk ia kemi treguar, nuk na ndalon dot askush…” – thotë ai i vendosur.

Kejsi vazhdon studimet edhe për disa muaj në Kanada dhe pas tyre, ata do të nisen për muajin e mjaltit në Australi.

A do të vijë një dasmë së shpejti? Kjo nuk është akoma në planet e afërta, por për Stresin me rëndësi është që edhe kur të vijë ky moment, nuk do të jetë mediatik, përkundrazi, gjithçka do të jetë në privatësi të plotë.

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Këngëtarja Dawn Richard akuzon P Diddy: Ai më abuzoi për vite me radhë dhe më kërcënoi se do të më vriste

Këngëtarja Dawn Richard akuzon P Diddy: Ai më abuzoi për vite me radhë dhe më kërcënoi se do të më vriste

Magazina
Kalo në kategori