Në emisionin “Jeta në Kosovë” është debatuar për moskandidimin e grave në zgjedhje lokale.
Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Shqipe Pantina, tha se njëra nga synimet e Lëvizjes Vetëvendosje është promovimi i barazisë gjinore, pavarësisht se kjo parti nuk ka kandiduar asnjë grua për kryetare të komunave për zgjedhjet e 22 tetorit.
“Synimi i LVV që ne e promovojmë është barazia gjinore, këtë mundohemi ta bëjmë në përmbajtje e jo vetëm në formë që të duket e tillë. Mënyra se si LVV merr vendime për kandidim është mjaft e decentraliuar pra janë qendrat e tona të cilat me votë të drejtpërdrejt e zgjedhin kandidatin për zgjedhje lokale”, tha Pantina.
Arsyetimi i Pantinës për moskandidim në Komunën e Klinës është se nuk është e familjarizuar me problemet e Klinës pasi nuk jeton atje.
“Ka pasur kërkesa edhe prej qendrës ka pas kërkesë edhe nga kryesia, arsyeja që nuk kam kandidu është që tani po bëhen 20 vite që nuk jetoj në Klinë. Jetoj në Prishtinë dhe nuk jam e familjarizuar me problemet që janë në Klinë”, shtoi Pantina.
Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu – Kodra, tha se partia e saj u ka dhënë grave mundësinë që të kandidojnë dhe sipas saj ato kanë mbështetje të madhe.
“PDK-ja këto zgjedhje ju ka dhënë hapësirë grave të kandidojnë në komuna të mëdha dhe dalin që prej kandidateve gratë dalin se kanë mbështetje të madhe. Për mu si një politikane mendoj që vendimet e fundit të PDK i kanë inkuraju gratë me kandidu në zgjedhjet lokale”, tha Deliu- Kodra.
Në zgjedhjet e 22 tetorit, PDK ka kandiduar tri gra në garën për kryetare të komunave në Pejë, Mitrovicë të Jugut dhe Mitrovicë të Veriut.
Përfaqësuesi nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës, Blerim Kuçi tha se nuk ka pasur interesim nga ana e grave për kandidim në zgjedhje lokale.
“Duhet të marrin të drejtën gratë pasi që puna e kryetarit të komunës nuk është e lehtë, praktika ka tregu që gratë janë të interesuar në institucione por jo ta humbin komoditetin e familjes pasi janë shtylla e familjes. Në AAK Askush nuk i ka ndal gratë me pas ambicie për me kandidu. Edhe gratë duhet ta kenë një lloj interesimi e jo vetëm me fol e jo vetëm me kërku kuota 50%. Ato duhet me luftu me qenë të barabarta. Kanë ndryshy kohërat kanë fuqi kanë fuqi në institucione, familje…”, tha Kuçi.
Por Deliu- Kodra tha se nuk pajtohet se gratë nuk luftojnë për garë politike.
“Nuk pajtohem se s’po luftojnë gratë. Jo rrallë burrat hezitojnë me lëshu rend, por nuk pajtohem se gratë nuk luftojnë me bo garë politike”, tha Deliu- Kodra.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj tha se kanë bërë rregull që nëse gratë kandidiojnë të kenë përparësi.
“Me status e kemi të rregulluar që në kuadër të degëve të konsultohemi me degë dhe pastaj vendosë kryesia”, tha Selmanaj.
“Kemi pasur një rregull të ri këto zgjedhje se në rast se vijnë kandidatura nga gratë të kenë përparësi dhe ne kemi një kandidate në Han të Elezit”, shtoi ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Me Kurtin Shqipëria shpreson, me ty Shqipëria vdes” – Rama pritet me parulla kundër tij në Itali
KFOR-i negocioi largimin e terroristëve nga Banjska, Islami: Qëllimi ishte dëbimi, e jo vrasja e tyre
Serbia i kërkon NATO-s të mos ia avancojë statusin Kosovës
Një grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj
Arrestohet dhe suspendohet nga puna një polic në Gjakovë, dyshohet për kanosje
Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi