Banorët e fshatit Straçincë të Gazi Babës vazhdojnë të përballen me ujë jo të bollshëm, posaçërisht gjatë ditëve kur moti është i ngrohtë. Mungesa e ujësjellësit të duhur shpesh herë i detyron banorët të bartin ujë me shishe ose cisternë. Nga Bashkësia Lokale ankohen se ujësjellësi i përkohshëm i ndërtuar nga vet banorët nuk është i mjaftueshëm për furnizimin e gjithë fshatit ndërsa projekti i ujësjellësit i paguar nga banorët që në vitin 2004 shpërfillet nga komuna.
“Komuna assesi nuk e fut projektin tonë askund që të parashihet me plan program për disa vjet që të punohet edhe ujësjellësi dhe tash kohën e fundit ato veç deklarohen se duhet mu revidu projektin, nuk i plotëson kushtet me konkuru diku, nëpër ministri apo nëpër organizata joqeveritare. Në komunë shumë projekte për ujësjellësin kanë kalu pas projektit tonë, si për Rashtakun, Bullaqanin dhe Creshovë. Ato, të gjithë pas nesh kanë bë projekte për ujësjellësin, ata kaluan disi në këshill e projekti jonë nuk kalon”, tha Adnan Ajrullahu, Bashkësia Lokale.
“Verës, dy muaj thuajse I gjithë fshati nuk ka ujë. Ujsjellësin na e kanë premtu që kanë me sjell, sa vjet vijnë e shkojnë partitë askush për te ne nuk mer masa. Puse ka, dikush prej zorit e ka bë”, tha një banor.
Banorët ankohen edhe për mungesë higjiene për shkak të ujit të pamjaftueshëm. Madje, ata thonë se kjo gjendje ka ndikuar në dëmtimin e kulturave bujqësore. Këto të fundit janë ujitur vetëm nga reshjet e shiut.
“Sigurisht që s’ka kurgjë nëse nuk ujiten, pa ujë nuk mund të bësh asgjë. Kemi bart ujë me bidona, me cisternë, gjithmonë ashtu, theksoi një banor tjetër.
“Pa ujë a ka diçka, fillimisht në shtëpi nuk ka pastërti mos të flasim për fushën ne në shtëpi nuk kemi, s’kemi sa duhet në shtëpi se për fushën nuk bëhet fjalë. Fshatrat që I kemi rreth nesh të gjithë kanë ujë e ne nuk kemi, ata janë më lart se ne, ne jemi më poshtë e për te ne thonë nuk vjen uji”, shtoi një banor.
“Tre muajt e nxehtë ne vuajmë për ujë, fshati. Tash ujitin kopshtet, lajnë, normal që ka nevojë por uji pakësohet”, tha banor.
Sipas bashkësisë lokale, fshati Straçincë i komunës Gazi Babë ka 175 shtëpi dhe rreth nji mijë banorë. Nga Komuna e Gazi Babës nuk na dhanë më shumë sqarime për këtë problematikë por theksuan se po punohet për ndërtimin e ujësjellësit në këtë fshat./Alsat.mk
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/arjeta-puca-shota-380x233.jpg)
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri
![Kurti: Baca Sylë, ishte një shpirt luftarak, që i rezistoi kohës dhe na mbushte plot energji e pozitivitet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Untitled-1-380x233.png)
Kurti: Baca Sylë, ishte një shpirt luftarak, që i rezistoi kohës dhe na mbushte plot energji e pozitivitet
![Hapja e urës së Ibrit pritet të trajtohet me seriozitet nga qeveria, opozita kërkon koordinim me aleatët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/unnamed-20-380x233.jpg)
Hapja e urës së Ibrit pritet të trajtohet me seriozitet nga qeveria, opozita kërkon koordinim me aleatët
![IHMK ngushëllon familjen e Sylë Tahirsylaj: Do të mbahet mend për punën e tij profesionale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Syle-Tahir-Sylaj-380x233.jpg)
IHMK ngushëllon familjen e Sylë Tahirsylaj: Do të mbahet mend për punën e tij profesionale
![Hartimi i statutit të Asociacionit, Rashiq: S’duhet të ketë frikë për një bosnjëzim të Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/Nenad-Rashiq-interviste-380x233.jpg)
Hartimi i statutit të Asociacionit, Rashiq: S’duhet të ketë frikë për një bosnjëzim të Kosovës
![Në Shqipëri gruaja me sëmundjen e rrallë të gjakut bëhet nënë, mjekja thotë se është ndër rastet e vetme që kanë realizuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Untitled-380x233.png)
Në Shqipëri gruaja me sëmundjen e rrallë të gjakut bëhet nënë, mjekja thotë se është ndër rastet e vetme që kanë realizuar
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Çfarë dihet për samitin për paqe në Ukrainë? Cilat shtete nuk e nënshkruan dokumentin final dhe çfarë përfshin ai?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/77-380x233.png)
Çfarë dihet për samitin për paqe në Ukrainë? Cilat shtete nuk e nënshkruan dokumentin final dhe çfarë përfshin ai?
![Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/arjeta-puca-shota-380x233.jpg)
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri
![Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-16-234305-380x233.png)
Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024
![Lojtarët e Zvicrës festuan fitoren me familjarët e tyre - të afërmit e Granit Xhakës në tribuna, spikat gruaja shqiptare e Renato Steffen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/zvicraa-1212-380x233.jpg)
Lojtarët e Zvicrës festuan fitoren me familjarët e tyre - të afërmit e Granit Xhakës në tribuna, spikat gruaja shqiptare e Renato Steffen
![Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/received_3780016698894855.jpeg)
Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen
![UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/277e61be-e600-4d3e-9acf-37a15a3ed825.jpeg)
UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë