LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet dhe suspendohet nga puna një polic në Gjakovë, dyshohet për kanosje

Arrestohet dhe suspendohet nga puna një polic në Gjakovë, dyshohet për kanosje

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një zyrtar policor në Gjakovë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “kanosje”.

Arrestimi i tij ka ndodhur të shtunën.

“Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar dje rreth orës 19:00 nga Policia e Kosovës në Gjakovë se një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare) është i përfshirë si i dyshuar në një rast të kanosjes.

Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kanë ndërmarrë disa veprime hetimore”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

IPK shton se pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “kanosje”.

“Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Lajme
Hartimi i statutit të Asociacionit, Rashiq: S’duhet të ketë frikë për një bosnjëzim të Kosovës

Hartimi i statutit të Asociacionit, Rashiq: S’duhet të ketë frikë për një bosnjëzim të Kosovës

Lajme
Në Shqipëri gruaja me sëmundjen e rrallë të gjakut bëhet nënë, mjekja thotë se është ndër rastet e vetme që kanë realizuar

Në Shqipëri gruaja me sëmundjen e rrallë të gjakut bëhet nënë, mjekja thotë se është ndër rastet e vetme që kanë realizuar

Lajme
Konjufca: Sylë Tahirsylaj la një kontribut shumë të madh në Institutin e Hidrometeorologjisë

Konjufca: Sylë Tahirsylaj la një kontribut shumë të madh në Institutin e Hidrometeorologjisë

Lajme
MSH anulon listën e çmimeve të barnave pasi u vërejtën probleme, opozita e akuzon për keqpërdorime

MSH anulon listën e çmimeve të barnave pasi u vërejtën probleme, opozita e akuzon për keqpërdorime

Lajme
Turistët mbushin Sarandën, çmimet më të lira i orientojnë drejt plazheve publike

Turistët mbushin Sarandën, çmimet më të lira i orientojnë drejt plazheve publike

Lajme
Kalo në kategori