Përfundon afati kalimtar veror, këto janë 35 transferimet e futbollistëve shqiptarë nëpër botë (Foto)
Ka përfunduar afati kalimtar i futbollistëve pothuajse në të gjitha kampionatet evropiane.
Skuadrat spanjolle kanë kohë të bëjnë transferime edhe gjatë ditës së nesërme deri në ora 00:00.
Ndërkohë gjatë këtij afati kalimtar të futbollistëve kishte edhe shumë shqiptarë që ndërruan mjedis.
Telegrafi iu sjellë disa nga transferimet më të rëndësishme të futbollistëve shqiptarë gjatë afatit kalimtar të verës.
Ermir Lenjani u largua nga Rennes, për tu rikthyer në kampionatin zviceran te Sioni, që transferoi edhe Burim Kukelin e Pajtim Kasamin.
Në Zvicër në klube të rëndësishme u transferuan edhe Gjelbrim Taipi e Adonis Ajeti në St Gallen, ndërkohë Dren Feka dhe Shkëlqim Demhasaj iu bashkuan Luzernit.
Berat Gjimshiti është larguar nga Atalanta për t’iu bashkuar Beneventos, ashtu siç bëri edhe Ledian Memushaj që do të jetë shok skuadre me mbrojtësin.
Arlind Ajeti do të ketë më shumë hapësira pas transferimit te Crotone nga Torino ashtu si Samir Ujkani që iu bashkua Cremoneses në Serie B.
Valon Behrami është rikthyer përsëri në Serie A pasi ka nënshkruar me Udinesen, ndërsa Rey Manaj do të luaj në La Liga te Granada, ashtu si Enis Bardhi që iu bashkua Levantes.
Portieri shqiptar, Etrit Berisha kompletoi transferimin e tij tek Atalanta nga Lazio pas huazimit të suksesshëm vitin e kaluar.
Transferim i bujshëm ishte edhe ai i Florent Hadërgjonajt që iu bashkua si huazim skuadrës angleze Huddersfield që ka drejtën e blerjes për pesë milionë euro, ndërkohë si huazim u largua nga Gjermania edhe Besar Halimi që iu bashkua Brodnbyt.
Eros Grezda ndërroi skuadër por jo edhe kampionat, pasi nënshkroi me Osijek, ndërsa një gjë të tillë e bëri edhe Sokol Cikalleshi që nga Istanbul Basaksehir u transferua te Osmalispor.
Armando Sadiku u transferua në kampionatin polak te Legia, ndërsa në të njëjtin kampionat do të luaj edhe Vullnet Basha por me Wisla Krakow.
Dy yjet e Kosovës, Herolind Shala dhe Bersant Celina gjithashtu ndërruan skuadra.
Shala iu bashkua Lyngbyt në Danimarkë si futbollistë i lirë, ndërsa Celina u huazua tek Ipswich.
Liridon Latifi bëri një transferim të madh ku nga Skënderbeu u bashkua me Puskas Academy për një shumë rreth një milionë euro, ndërsa pothuajse aq i kushtoi edhe Rapidit të Vjennës Veton Berisha nga Greuther Furthi.
Transferim të rëndësishëm bëri edhe ylli shqiptar i Përfaqësueses së Maqedonisë, Ezgjan Aliovski që u bashkua në Championship me Leeds United pas shkëlqimit te Lugano. /Telegrafi/
Më poshtë keni 35 transferimet e futbollistëve shqiptarë gjatë këtij afati kalimtar veror:
Pajtim Kasami (Olympiacos – Sion)
Ermir Lenjani (Rennes – Sion)
Burim Kukeli (Zurich – Sion)
Gjelbrim Taipi (Schaffhausen – St Gallen)
Adonis Ajeti (Wil – St Gallen)
Albion Avdijaj (Vaduz – Grasshopper)
Dren Feka (Hamburg – Luzern)
Shkëlqim Demhasaj (Schaffhausen – Luzern)
Andi Zeqiri (Juventus – Laussane)
Berat Gjimshiti (Atalanta – Benevento)
Ledian Memushaj (Pescara – Benevento)
Arlind Ajeti (Torino – Crotone)
Valon Behrami (Watford – Udinese)
Etrit Berisha (Lazio – Atalanta)
Rey Manaj (Inter – Granada)
Samir Ujkani (Genoa – Cremonese)
Liridon Latifi (Skënderbeu – Puskas Academy)
Veton Berisha (Greuther Furth – Rapid)
Besar Halimi (Mainz – Brondby)
Elbasan Rashani (Rosenborg – Odd)
Herolind Shala (Sparta Pragë – Lyngby)
Azdren Lullaku (Astana – Tobol)
Sokol Cikalleshi (Istanbul – Osmanlispor)
Armando Sadiku (Zurich – Legia)
Eros Grezda (Lokomotiva Zagreb – Osijek)
Florent Hadergjonaj (Ingolstad – Huddersfield)
Eroll Zejnullahu (Union Berlin – Sandhausen)
Bersant Celina (Manchester City – Ipswich)
Adnan Januzaj (Manchester United – Real Sociedad)
Ezgjan Aliovski (Lugano – Leeds United)
Vullnet Basha (Murcia – Wisla Krakow)
Hamdi Salihi (Skënderbeu – Wiener Neustad)
Ylber Ramadani (Partizani – Velje)
Valdet Rama (Wurzberger Kickers – Yanbian FC)
Enis Bardhi (Ujpest – Levante)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe