LAJMI I FUNDIT:

“Paramendo”, Labi rrëfen prapaskenat e baladës së fundit para se të bëhet deputet (Foto)

“Paramendo”, Labi rrëfen prapaskenat e baladës së fundit para se të bëhet deputet (Foto)

Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, i shndërruar tashmë në deputet, shumë shpejt do të publikojë baladën e tij më të re me titull “Paramendo”.

Ndonëse po bëhet gati të ulet në ulësen e deputetit në Kuvendin e Kosovës, Labi ka menduar që fansat të mos i lërë pa një tjetër këngë të tij.


Në një intervistë për Telegrafin, Labi ka shpalosur detajet e projektit të tij të ri muzikor, këngë të cilën e ka punuar me gjithë shpirt.

“Nuk e kisha në ide të bëj një baladë ose këngë, por për shkak të kohës dhe gjendjes aktuale, mendoj që askush nuk po i këndon realisht dashurisë, por po bëjnë vetëm këngë komerciale, kështu që unë kam ndjenja për këngën dhe i kushtoj rëndësi dashurisë”, ka thënë Labi për Telegrafin.

Por, përse vendosi të rikthehet me baladë?

“Nuk e kam menduar më herët që do rikthehesha me baladë, sepse kam deklaruar se nuk do të bëjë më këngë, por ja që akoma nuk kam shkelur në parlament ose nuk jam kryetar komune, dhe prandaj vendosa që ta këndoj një baladë, sepse baladat më kanë shkuar gjithmonë, dhe unë për vete mendoj që është një hit i jashtëzakonshëm, do ta dëgjoni”, tregon këngëtari.

Ditë më parë përfunduan xhirimet e klipit në Shkup, për të cilat Labi thekson se përfunduan me sukses, pavarësisht problemeve të mëdha shëndetësore me gurët në veshka që pati atë ditë.

“Xhirimet e klipit janë kryer nga produksioni ‘Fabrika’ në Shkup, ndërsa të drejtat autoriale i gëzon Eurolindi. Kënga është shkruar nga Avni Qahili, normalisht duke u bazuar në temën që unë ia kam dhënë, por shëndeti ka qenë shunë pengesë, për shkak se kam qenë me gurët në veshka ato ditë gjatë xhirimit”, tha Labinot Tahiri.

Politika, është rruga me të cilën Labi ka zgjedhur të vazhdojë tani e tutje. Për Telegrafin, ai tregon se kjo mund të jetë ndër këngët e fundit të tij para se të ulet në Kuvend, megjithatë asnjëherë nuk do të tërhiqet nga muzika!

“Tani për tani pas kësaj balade nuk e mendoj se do të bëjë ndonjë këngë tjetër, por mbi të gjitha nëse e bëj, duhet të ndihem shpirtërisht mirë, si për këngën ashtu edhe për tekstin, edhe për ngjarjet reale që ndodhin rreth jetës sime”, përfundon Labinot Tahiri për Telegrafin.

Balada “Paramendo” do të publikohet javën e ardhshme.

Telegrafi ka përcjellë nga afër xhirimet e klipit, dhe ju prezantojmë më poshtë me disa imazhe ekskluzive nga klipi më i ri i Labinot Tahirit, “Paramendo”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Donaldi të ka shkruar një letër" - Einxhel Shkira befason me praninë në emisionin e Bora Zemanit

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori