LAJMI I FUNDIT:

Dhe princeshat kanë kapriço (Foto)

Dhe princeshat kanë kapriço (Foto)

Duket se turi i kësaj jave i ka lodhur dy fëmijët e William dhe Kate, teksa janë parë të lodhur e të përgjumur në aeroporte mes Polonisë dhe Gjermanisë.

Këtë e reflekton më së miri jo vetëm përgjumja e princit George, por edhe kapriçot e vogëlushes Charlotte, e cila refuzon të hipë në avion.


"A duhet patjetër mami?" Princi i vogël Xhorxh fërkon sytë i përgjumur, ndërsa Charlotte e lumtur pranon lulet e para zyrtare gjatë largimit për në Gjermani (Foto)
Lexo po ashtu "A duhet patjetër mami?" Princi i vogël Xhorxh fërkon sytë i përgjumur, ndërsa Charlotte e lumtur pranon lulet e para zyrtare gjatë largimit për në Gjermani (Foto)

Princi George, i cili sot mbush 4 vjeç, nuk mund të fshihte entuziazmin e tij teksa ka hyrë në bordin e helikopterit, i të njëjti lloj që i ati ka drejtuar me East Anglian Air Ambulance.

Por motra e vogël Charlotte duket më pak e lumtur që largohet nga Gjermania, teksa ka bërë disa kapriço duke u shtrirë dhe në asfaltin e aeroportit. /TCH/