LAJMI I FUNDIT:

Milani afër transferimit të Calhanoglut  

Milani afër transferimit të Calhanoglut  

Milani është në prag të nënshkrimit me mesfushorin e Bayer Leverkusenit, Hakan Calhanoglu, për një shifër prej 21 milionë plus bonuse.

Bisedimet mes dy klubeve kanë vazhduar për disa ditë dhe tani janë më afër se kurrë për të arritur një përfundim pozitiv.

Sipas Sky Sport Italia, ajo pritet të përfundojë gjatë 48 orëve të ardhshme me teste mjekësore të mundshme të mbahen të hënën.

Milani optimist për transferimin e Calhanoglut, ia ofron fanellën me numër 10
Lexo po ashtu Milani optimist për transferimin e Calhanoglut, ia ofron fanellën me numër 10

Kjo pasi dy klubet po diskutojnë nëse bonuset duhen të jenë të lidhura me performancën ose të lidhura me rezultatet e klubit.

Rossonerët pritet të paguajnë rreth 21 milionë euro si një çmim fiks, plus një sërë bonusesh për të arritur pranë çmimit të kërkuar prej 25 milionë euro nga Bayer Leverkuseni.

Reprezentuesi turk, Calhanoglu thuhet se tashmë ka pranuar kushtet personale dhe është i etur për të bërë transferimin e tij te Milani.

Zyrtare: Fabio Borini te Milan
Lexo po ashtu Zyrtare: Fabio Borini te Milan

Mesfushori 23-vjeçar me tipare sulmuese mund të luajë në role të ndryshme dhe ka lindur dhe është rritur në Gjermani.

Ndryshe, Milani ka qenë shumë aktiv këtë verë, pasi tashmë kanë nënshkruar me Mateo Musacchion, Franck Kessien, Andre Silvan, Ricardo Rodriguezin dhe Fabio Borinin.

Ata janë gjithashtu afër për të siguruar edhe Andrea Contin nga Atalanta për një tjetër shifër prej 25 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Përfaqësueset
Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Përfaqësueset
Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë

Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë

Përfaqësueset
Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Përfaqësueset
E kryer, Bayern Munich bën goditjen e madhe nga Anglia

E kryer, Bayern Munich bën goditjen e madhe nga Anglia

Bundesliga
Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori