LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Fabio Borini te Milan

Zyrtare: Fabio Borini te Milan
Fabio Borini (Foto: AC Milan/Twitter)

Milani zyrtarisht ka arritur marrëveshje me Fabio Borini i cili vjen nga Sunderland për shumën e 6 milionë eurove. 

Zyrtarizimi është bërë sot dhe ai vjen si huazim me obligim blerje në fund të sezonit.


Sulmuesi 26-vjeçar ka bërë karrierë në skuadra të njohura si Chelsea, Swansea City, Parma, Roma, Liverpool dhe Sunderland.

Ai i ka kaluar me sukses tekstet mjekësore në ditën e djeshme.

Lojtari është shprehur i lumtur dhe ka thënë se një ëndërr është bërë realitet. /Telegrafi/