Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, shkarkohet përfundimisht nga detyra.

Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJNP), Karim Khan, është shkarkuar përfundimisht nga posti i tij, pas një vendimi të mbështetur nga 82 prej 125 shteteve anëtare të kësaj gjykate.


Shkarkimi lidhet me akuzat për sjellje të papërshtatshme seksuale, pretendime të cilat Khan i ka mohuar vazhdimisht, duke insistuar se nuk ka kryer asnjë shkelje, shkruan reuters.

Karim Khan ishte në krye të Prokurorisë së GJNP-së që nga viti 2021 dhe u bë një nga figurat më të njohura të drejtësisë ndërkombëtare, veçanërisht pas vendimit për të kërkuar masa ndaj liderëve të përfshirë në konflikte ndërkombëtare.

Një nga vendimet më të rëndësishme të mandatit të tij ishte sigurimi i urdhërarrestit ndaj presidentit rus, Vladimir Putin në vitin 2023, nën akuzat për deportimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas nga territoret e pushtuara gjatë luftës në Ukrainë.

Largimi i Khan nga posti i prokurorit vjen në një moment të ndjeshëm për Gjykatën Penale Ndërkombëtare, e cila po trajton disa nga çështjet më të rëndësishme të drejtësisë ndërkombëtare. /Telegrafi/