Kristjan Asllani mund të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar veror, ndërsa një tjetër klub i Serie A ka shfaqur interesim për shërbimet e mesfushorit shqiptar.

Sipas raportimeve nga Italia, Sassuolo ka kontaktuar drejtuesit e Interit për të marrë informacione rreth kushteve të një transferimi të mundshëm të 24-vjeçarit, edhe pse deri më tani nuk ka paraqitur ofertë zyrtare.


Asllani nuk shihet si pjesë e planeve të trajnerit të ri të Interit, Cristian Chivu, për sezonin e ardhshëm, duke bërë që largimi i tij nga “Nerazzurrët” të jetë një mundësi reale gjatë kësaj vere.

Për mesfushorin shqiptar interesim kanë shfaqur edhe Cagliari dhe Besiktas, ndërsa Interi pritet të analizojë çdo ofertë që përputhet me kërkesat financiare të klubit.

Sezonin e kaluar, Asllani ishte i huazuar në dy skuadra të ndryshme. Në pjesën e parë të edicionit ai luajti te Torino, ndërsa pjesën e dytë e kaloi te Besiktasi, ku kërkoi më shumë hapësirë dhe minuta në fushë.

Një transferim te Sassuolo do t’i ofronte Asllanit mundësinë për të vazhduar karrierën në Serie A dhe për të pasur një rol më të rëndësishëm në skuadër.

Në rast të realizimit të marrëveshjes, mesfushori shqiptar do të bëhej bashkëlojtar me portierin e Kosovës, Arijanet Muric, i cili është pjesë e Sassuolos./Telegrafi/

telegrafi sport app