LAJMI I FUNDIT:

Sot duhet të mbahet seanca gjyqësore kundër Pançevskit

Sot duhet të mbahet seanca gjyqësore kundër Pançevskit

Në Gjykatën popullore sot në ora 12:30 është caktuar seancë e re gjyqësore për procesin gjyqësor kundër ish-kryetarit të Gjykatës Themelore Shkup-Shkup 1, Vlladimir Pançevski pas padisë për Mobbing nga Goran Stamenkovski nga departamenti për burime njerëzore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e fundit, Pançevski nuk u paraqit në seancë. Sipas padisë, Pancçevski një periudhë të gjatë kohore e ka angazhuar Stamenkovskin në pozitat tjera të punës dhe e ka dënuar. Madje edhe moralisht dhe për të përmbushur normën që nuk ekziston në praktikën e gjykatës.


Përveç padisë për Mobbing, Stamenkovski ka dorëzuar edhe dy padi tjera kundër Pançevskit edhe atë për keqtrajtim në detyrë zyrtare dhe shkelje të barazisë. /Telegrafi/