LAJMI I FUNDIT:

Gigi Hadid flet për të fejuarin Zayn Malik: Në shtrat shikojmë filma

Gigi Hadid flet për të fejuarin Zayn Malik: Në shtrat shikojmë filma

Top modelja Gigi Hadid në kopertinën e revistës “Vogue” në Britaninë e Madhe. Pozon me vëllain Anwar dhe u përgjigjet pyetjeve për lidhjen e saj me ish yllin e One Direction.

Cila është më e famshme, Gigi apo Bella Hadid? Cila prej motrave ka më shumë sukses si modele?

Në Instagram fiton 21 vjeçarja Gigi e cila ka gati 29 milionë ndjekës në krahasim me më shumë se 10 milionë ndjekësit e motrës së saj. Në pasarelë, pozicionet ndryshojnë: Bella, 20 vjeç ishte ndër modelet më të përfolura dhe të fotografuara në Javën e Modës në Paris. Nëse kujtojmë tapetin e kuq të fundit në Kanë, nuk ka dyshime: Bella i magjepsi të gjithë.

Por ishte Gigi ajo që fitoi çmimin “Fashion British Award” si modelja e vitit. Për kopertinat? Kjo është një luftë.

Për momentin biondja ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Ajo ka pozuar për kopertinën e “Vogue” në Britaninë e Madhe ( për muajin mars), rreth një vit pas daljes së saj në të njëjtën revistë, atë të “Vogue” në Kinë, gjithashtu në mars.

Problemet me shëndetin

Për Gigin, faqja e parë nuk është vetëm një mundësi e mirë për të shmangur eklipsimin nga motra e saj, por gjithashtu është një mundësi për të promovuar edhe të voglin e shtëpisë. Në edicionin e fundit fotografik anglez, modelja u paraqit me vëllain e saj 17 vjeçar, Anwari i cili po ashtu po përpiqet të bëjë karrierë në fushën e modës.

Engjëlli i Victoria’s Secret vuan nga disfunksioni i tiroideve, por kjo nuk e ka penguar atë në rritjen profesionale dhe sukseset e njëpasnjëshme.

Tani është rradha e vëllait Anwar.

Lidhja me Zayn Malik

Në revistë, Gigi flet për historinë e saj të dashurisë me Zayn Malik, ish ylli i grupit One Direction, dhe i fejuari i saj që në vitin 2005.

Në përgjithësi pyetjeve mbi raportin e tyre ajo iu përgjigjet me “no coment”. Por këtë herë, ajo në një farë mënyrë ka thyer heshtjen.

Gigi përpiqet shumë që çifti të funksionojë. Investon për dashurinë e tij, deri në pikën sa arrin të heq dorë nga puna( në 2016, ajo bëri një pauzë 4 mujore nga pasarelat)

Por çfarë bën ai për të? Pak ose asgjë. “Ne shikojmë filma bashkë në shtrat deri vonë, pimë kafe dhe hamë biskota. Unë kam nevojë për kafe në shtrat. Dhe kur Zayn më pyet a të pëlqeu filmi, unë nuk di t’i them po ajo jo sepse mua më zë gjumi në mes të filmit,” është shprehur ajo.

Në trend Magazina

Më shumë
Prezantuesi i emisionit qëllon shqiptar, Rita Ora dhe moderatori flasin shqip gjatë emisionit britanik në radio

Prezantuesi i emisionit qëllon shqiptar, Rita Ora dhe moderatori flasin shqip gjatë emisionit britanik në radio

Magazina
Rita Ora thotë se nuk e di nëse mund të kryejë marrëdhënie me burrin në shtëpinë e prindërve të saj, pasi po qëndrojnë aty për pak kohë

Rita Ora thotë se nuk e di nëse mund të kryejë marrëdhënie me burrin në shtëpinë e prindërve të saj, pasi po qëndrojnë aty për pak kohë

Magazina
Karim Adeyemi dhe Loredana publikojnë imazhe nga momentet e këndshme që po shijojnë në Ferizaj

Karim Adeyemi dhe Loredana publikojnë imazhe nga momentet e këndshme që po shijojnë në Ferizaj

Magazina
Me një dasmë unike dhe shumë mysafirë, menaxheri Flakron Hadergjonaj martohet me bukuroshen Klementina Hakaj

Me një dasmë unike dhe shumë mysafirë, menaxheri Flakron Hadergjonaj martohet me bukuroshen Klementina Hakaj

Magazina
“Ishte me kancer” - Robert Berisha e thotë sërish se nëna e tyre nuk u trajtua mirë nga Tuna

“Ishte me kancer” - Robert Berisha e thotë sërish se nëna e tyre nuk u trajtua mirë nga Tuna

Magazina
Dua Lipa është zyrtarisht artistja e parë në histori me pesë këngë me nga dy miliardë dëgjime në Spotify

Dua Lipa është zyrtarisht artistja e parë në histori me pesë këngë me nga dy miliardë dëgjime në Spotify

Magazina
Kalo në kategori