Reperi kosovar, Ylber Abdullahu i njohur si Cozman ka dalë sot para prokurorisë për t’u përgjigjur për incidentin e vitit të kaluar në qendër të Prishtinës.
Abdullahu është i dyshuar për pjesëmarrje në rrahjen e cila ndodhi më 13 shtator të vitit të kaluar mes dy grupeve atë OTR nga Shqipëria dhe Baba Stars nga Kosova.
Avokati i tij, Asdren Hoxha e ka konfirmuar për KALLXO.com marrjen në pyetje të Ylber Abdullahut. Ai tha se klienti i tij e ka mohuar dyshimet e ngritura ndaj tij.
“Po ju konfirmoj se sot është ftuar nga prokuroria për marrje në pyetje. E ka deponu deklaratën edhe e ka mohu akuzën, faza është ende nën hetime. Ende nuk ka ngritje të ndonjë aktakuze. Varet nga prokuroria mbas dëgjimit të sotëm se si do të vepron”, tha Hoxha për KALLXO.com.
Dy të Plagosur në Qendër të Prishtinës
Ai shtoi se pret mbyllje të hetimeve pasi që, sipas tij, nuk ka prova për dyshimet ndaj të mbrojturit të tij.
“Unë sinqerisht pres me u pushu hetimi. Nuk ka prova që ka ndërmarrë ndonjë veprim të kundërligjshëm. Dyshohet vetëm për vepër penale të pjesëmarrjes në rrahje. Aty ka të tjerë të cilët dyshohen për tentim vrasje edhe për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe lëndime trupore”, shtoi më tutje Hoxha.
Avokati tha se Cozman nuk ka rrahur askënd.
“Realisht, ai është rrahur nga të tjerët”, tha Asdren Hoxha.
Cozman dyshohet se mbrëmjen e 13 shtatorit të vitit të kaluar ka qenë pjesë e një rrahjeje e cila kishte ndodhur në oborr të hotelit “Sëiss Diamond” si pjesë e një grupi të cilët u përleshën me grupin rival të reperit nga Shqipëria, Rigels Rajku (Noizy).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa
Melinda Ademi e pranon se është e dashuruar: Jam shumë e lumtur
U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA
Iu publikuan mesazhet me Romeon, Erjola Doçi zbulon se si është e vërteta
Diddy kërkon falje pas publikimit të pamjeve ku shihej duke e rrahur ish-të dashurën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare