LAJMI I FUNDIT:

Kur ke fansa si të Adele, problemi teknik kalon pa u vërejtur (Video)

Kur ke fansa si të Adele, problemi teknik kalon pa u vërejtur (Video)

Nuk ka kurrfarë dyshimi se viti 2016 ishte ndër më të suksesshmit për këngëtaren Adele, e cila edhe u shpall ‘Artistja e Vitit’ nga Billboard.


E gjitha kjo falë shitjeve dhe transmetimeve të albumit të saj të famshëm “25”, i cili dominoi top-listat muzikore për më shumë se një vit. Njëherësh, këngëtarja ka mundur të realizojë 107 koncerte brenda 10 muajve.

Adele shpallet për herë të tretë "Artistja e Vitit"
Lexo po ashtu Adele shpallet për herë të tretë "Artistja e Vitit"

Njëri prej këtyre koncerteve është zhvilluar në muajin prill në NEC Genting Arena në Birmingham. Por, jo gjithçka ka shkuar mirë për shkak të problemeve teknike, njofton Telegrafi.

Derisa po këndonte këngën “All I Ask”, ka dështuar zërimi. Mirëpo, fansat e kanë mbuluar këtë problem duke kënduar së bashku me Adele, derisa është rregulluar ky problem teknik.

(Shikojeni video nga minuta 2:35). /Telegrafi/