LAJMI I FUNDIT:

Pesë tandemët më të mirë në Evropë (Foto)

Pesë tandemët më të mirë në Evropë (Foto)

Kampionatet elitare në Evropë aktualisht janë në pushime për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve.

Mirëpo a ju ka shkuar në mend se cili tandem është më efektivi në top pesë ligat më të forta evropiane?

Padyshim që deri më tani dyshja më e mirë është ajo e Romës, me Edin Dzekon dhe egjiptianin Mohamed Salah që kanë shkëlqyer.


Dzeko ka shënuar 10 gola deri më tani, ndërsa ka bërë edhe katër asistime, ndërkohë egjiptiani Salah ka realizuar tetë gola dhe ka dhuruar pesë asistime.

Gjithsesi nga 29 golat e Romës në këtë edicion, 18 i kanë shënuar kjo dyshe por edhe në nëntë të tjerë kanë asistuar.

Në pozitën e dytë ndodhet dyshja e Barcelonës, Leo Messi dhe Luis Suarez me 16 gola e shtatë asistime.

Chelsea ka shkëlqyer këtë edicion vetëm falë Eden Hazard që ka rikthyer formën e vjetër dhe Diego Costas. Dyshja e Chelseat ka shënuar së bashku 16 gola dhe katër asistime.

Në pozitën e katërt është dyshja e PSG-së, Edinson Cavani dhe Lucas Moura që gjithashtu kanë shënuar së bashku 16 gola dhe kanë bërë katër asistime.

Ndërkohë në pozitën e pestë është ajo e Dortmundit me 13 gola dhe pesë asistime. /Telegrafi/

1. Edin Dzeko – Mohamed Salah = 18 gola 9 asistime
1. Edin Dzeko – Mohamed Salah = 18 gola 9 asistime
2. Lionel Messi – Luis Suarez = 16 gola dhe 7 asistime
2. Lionel Messi – Luis Suarez = 16 gola dhe 7 asistime
3. Eden Hazard – Diego Costa = 16 gola 4 asistime
3. Eden Hazard – Diego Costa = 16 gola 4 asistime
4. Edinson Cavani – Lucas = 16 gola 1 asistim
4. Edinson Cavani – Lucas = 16 gola 1 asistim
5. Pierre Emerick Aubameyang – Ousmane Dembele = 13 gola 5 asistime
5. Pierre Emerick Aubameyang – Ousmane Dembele = 13 gola 5 asistime