Superylli shqiptar, Rita Ora, nga dhjetori do të jetë në ekranet amerikane.
Kjo për shkak se ajo do të jetë udhëheqëse e panelit të jurisë të spektaklit më të madh të të bukurisë dhe modelimit në Amerikë. Po ashtu, ajo do të jetë edhe në rolin e prezantueses në America’s Next Top Model, shkruan Telegrafi.
Duke folur për revistën Paper, bukuroshja thotë se ajo vet ka qenë insistuese për këtë spektakël.
“Unë jam me fat që kam miq të tillë në industri, e mendova se ndoshta mund t’i telefonoj dhe të krijojmë një panel kredibil dhe t’i japim një perspektivë tjetër America’s Next Top Model, e pse jo të jem edhe prezantuese”, thekson Rita.
Sidoqoftë, 25 vjeçarja është e përkushtuar që t’i japë një tjetër disponim spektaklit i cili kthehet në ekranet amerikane nga dhjetori. Rita thotë se modelimi nuk është vetëm të realizohet thjesht një fotografi.
“Nuk jam këtu për t’i treguar se çka të bëjnë. Jam këtu që t’i tregoj se edhe ata mund ta bëjnë këtë. Unë jam shembull se si mund të arrihet kjo, sepse te unë ka funksionuar”.
“Nuk mendoj se tash mjafton të bësh thjeshtë një foto”.
“Ne fokusohemi në atë se si të krijohet një bazë e fansave në rrjetet sociale, si të shtyhen njerëz që të të imitojnë. Kjo për mua është diferenca mes një modele të zakonshme dhe dikujt që është superyll”, shprehet Rita.
Edhe pse jo aktive me muzikë, Rita Ora duket e përkushtuar në angazhimet e saj për reklama dhe televizione, në një depërtim për të depërtuar në industrinë amerikane të shoubizit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania
"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur