LAJMI I FUNDIT:

​Kate Winslet zbulon të kaluarën e dhimbshme

​Kate Winslet zbulon të kaluarën e dhimbshme

Kate Winslet ka përjetuar torturë të vërtetë nga moshatarët e saj.

Aktorja 41-vjeçare ka zbuluar se gjatë ditëve të shkollës ka përjetuar torturë të vërtetë nga bashkëmoshatarët e saj.


Detaje të dhimbshme nga e kaluara e saj ajo ka ndarë me 12 mijë të rinj në një ngjarje humanitare në Wembley Arena. “Bashkëmoshatarët më keqtrajtonin në shkollë dhe më quanin lopë deti”, ka thënë Kate.

Ajo u ka thënë të pranishmëve se e kanë ngacmuar kur kishin kuptuar se dëshironte të merrej me aktrim. Ajo ishte “cak” për shkak të pamjes së saj dhe me një rast madje edhe e kishin mbyllur në ormanin e shkollës.

“Nuk ishte fort e këndshme. Madje, më thanë se mund të isha e lumtur në karrierën time nëse do të më ndajnë rolin e ndonjë vajze të trashë. Agjentët më thanë: “Ti, thjesht, nuk je ajo që po kërkojmë”.

“Këtë e kam dëgjuar disasa herë”, ka rrëfyer Kate, e cila ka arritur të bllokojë gjithë këtë energji negative dhe të mbajë gjallë dëshirën për aktrim.

“Nuk kam dashur të heq dorë nga ëndrrat e mia. Ua kam kthyer goditjen. Më është dashur të injoroj të gjitha komentet negative. Më është dashur të besoj në vetvete dhe të punoj shumë”, ka treguar Kate.

Gjithë ky mund aktores i është shpërblyer me rolin kryesor në filmin “Titanic” pranë Leonardo DiCaprio. Jeta e saj që nga ajo kohë është përmirësuar për të mirë.

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori