LAJMI I FUNDIT:

Rrugëtimi jetësor i Dua Lipës, vajza e vogël që pëlqente muzikën, e shndërruar në një yll ndërkombëtar (Video)

Rrugëtimi jetësor i Dua Lipës, vajza e vogël që pëlqente muzikën, e shndërruar në një yll ndërkombëtar (Video)

Dua Lipa lindi më 22 gusht të vitit 1995 në Londër, nga prindërit Dukagjin dhe Anesa Lipa.

E rritur nën frymën e babait të saj si muzikant i grupit “ODA”, Dua trashëgoi të njëjtën dashuri për artin dhe muzikën në veçanti.


Që e vogël, dëshirat e saj ishin performancat me një mikrofon në dorë, gjithmonë me dëshirën që një ditë të performonte në skena edhe më të mëdha.

Dua Lipa me tjetër rekord! E para femër që renditet me këngë solo në pozitën e parë në "Official UK Charts" pas Adeles (Video)
Lexo po ashtu Dua Lipa me tjetër rekord! E para femër që renditet me këngë solo në pozitën e parë në "Official UK Charts" pas Adeles (Video)

Se e ka dashur muzikën që e vogël e vërteton edhe një kolazh videosh e fotografish të përmbledhura së fundmi në një video, e cila është publikuar e plotë në YouTube.

“Dua Lipa, nga 0 në 21 vjeçare”, titullohet kjo video e cila përshkruan rrugëtimin e saj jetësor së bashku me muzikën.

Familja e këngëtares u shpërngul në Prishtinë më 2008, ndërsa si 15 vjeçare, Dua vazhdoi e vetme të jetojë në Londër, ku fillimisht u angazhua si modele, më pas vazhdoi paraqitjen në disa shfaqje të vogla, deri në nxjerrjen në treg të këngëve të para.

Sot, ajo kryeson majat e top listave britanike, dhe pa më dyshje merr epitetin e një ylli ndërkombëtar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori