LAJMI I FUNDIT:

Reali thyen rekordin historik të 2014, dhe të mendosh që ende ska përfunduar afati kalimtar veror

Reali thyen rekordin historik të 2014, dhe të mendosh që ende ska përfunduar afati kalimtar veror

Real Madridi ka arritur atë që pak kush e ka pritur.

Vera e 2017 është vera me të hyrat më të mëdha nga shitjet në histori të klubit.


Me këtë rast rekordi i vendosur në verën e vitit 2014 pas Ligës së Kampionëve numër 10-të është tejkaluar. E gjitha kjo me largimet e James Rodriguez, Alvaro Moratas, Mariano Diaz Mejia dhe Danilos.

Duke përfshirë edhe të rinjtë Diego Llorente e Burgui, shifra rritet dhe shkon në 137 milionë euro.

Morata u shit te Chelsea për 80 milionë, Danilo te Manchester City për 30 milionë, 10 milionë u përfituan nga huazimi i James për dy vite te Bayern Munichu, tetë nga kalimi i Marianos te Lyoni, gjashtë nga Real Sociedadi për Llorenten dhe tre nga Alves për Burguin.

Kur kombinojmë këto shumë atëherë shikojmë se kalohen ato të verës së vitit 2014: Angel Di Maria te Manchester Unitedi për 75 milionë euro, Morata te Juventusi për 20 milionë, Xabi Alonso te Bayerni për 10 milionë, Nuri Sahin te Borussia Dortmundi për shtatë milionë, Ezequiel Garay kur kaloi nga Benfica te Zenti për 15 milionë Los Blancos përfituan 7.5 milionë, Jesus Fernandez te Levante për gjysmë milion euro dhe huazimi i Casemiros te Porto për 600 mijë euro.

Pra në total 120,6 milionë euro, që në atë vit u thye rektorin i një viti më parë me 114,5 milionë euro.

Dita kur Ronaldo e Zidane nuk arritën të bindin 14-vjeçarin Mbappe të nënshkruajë me Realin
Lexo po ashtu Dita kur Ronaldo e Zidane nuk arritën të bindin 14-vjeçarin Mbappe të nënshkruajë me Realin

Në verën e vitit 2013, pas largimit të Jose Mourinhos dhe ardhjes së Carlo Ancelottit, Real Madrid bleu Iscon (30 milionë euro), Illarramendin (40), Bale (91)  dhe kështu larguan Mesut Ozil (Arsenal, 45 milionë), Gonzalo Higuain (Napoli, 42), Raul Albiol (Napoli, 12), Jose Callejon (Napoli, 9.5) dhe Pedro Leon (Getafe, 6).

Dhe të mendoni se ka shumë deri në përfundimin e afatit kalimtar veror të 2017, pra mund të kemi ende shitje nga skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
Kalo në kategori