LAJMI I FUNDIT:

Përveç Perisicit, Mourinho dëshiron edhe yllin tjetër të Interit

Përveç Perisicit, Mourinho dëshiron edhe yllin tjetër të Interit

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka shtuar edhe mesfushorin Marcelo Brozovic në listën e tij të blerjeve për afatin kalimtar veror.

Sipas gazetës italiane Gazzetta Dello Sport, Mourinho shpreson të marrë në ekipin e tij anësorin e Interit, Ivan Perisic para se të fillojë turneun e tyre para-sezonal në SHBA në mes të korrikut.


Djajtë e Kuq të bindur se do të pranohet oferta e re për Perisicin
Lexo po ashtu Djajtë e Kuq të bindur se do të pranohet oferta e re për Perisicin

Interi tashmë ka hedhur poshtë një ofertë prej 35.3 milionë funtesh nga Manchester United dhe po pret për ofertën prej 44.1 milionë funteve para se ata ta lënë atë të largohet nga Giuzzeppe Meazza.

Trajneri portugez gjithashtu po synon bashkëkombësin e Perisicit, Brozovic, i cili është i lirë të shkojë drejt derës së daljes nga klubi italian.

Brozovic e Perisic janë shokë shumë të mirë edhe te kombëtarja e Kroacisë

Edhe skuadra tjetër angleze, Evertoni janë gjithashtu në kërkim të Brozovicit, ndërsa përgatiten për sezonin e ardhshëm.

Trajneri i Evertonit, Ronald Koeman ka bërë një propozim prej 15.9 milionë funteve për shërbimet e kroatit, por kjo ofertë u refuzua ditë më parë nga Interi. /Telegrafi/

Mourinho e do Neymarin, jo Ronaldon
Lexo po ashtu Mourinho e do Neymarin, jo Ronaldon

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori