LAJMI I FUNDIT:

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Yan Couto dhe Juanpe u dërguan me urgjencë në spital pasi dyshja kishin një përplasje me kokë gjatë stërvitjes së Gironas.

Trajneri i Gironas, Michel Sanchez deklaroi se Couto dhe Juanpe ishin të përfshirë në një incident shqetësues që ndodhi gjatë një seance stërvitore të enjten.


Pas një përplasjeje ballë për ballë teksa ata luftonin për topin, të dy u dërguan me urgjencë në spital për pasi trajneri Sanchez u shfaq i shqetësuar për dyshen.

“Yan Couto dhe Juanpe kishin një përplasje mes tyre dhe tani janë në spital. Dukej keq”.

Girona zbuloi më vonë se të dy lojtarët janë vlerësuar dhe janë liruar nga spitali: “Juanpe dhe Yan Couto kanë pësuar një tronditje të rëndë në një aksion loje gjatë stërvitjes së sotme dhe janë dërguar në spital, nga ku tashmë janë liruar”.

Sipas Mundo Deportivo, Juanpe pësoi një thyerje të hundës gjatë përplasjes, që do të thotë se do të mungojë në ndeshjet kundër Las Palmas dhe Barcelonës.

Couto është raportuar të mos jetë aq i lënduar rëndë. Ai ka pësuar një prerje dhe ka marrë një goditje të fortë, por sipas raportimeve, ai mund të luajë kundër Las Palmas të shtunën, më 27 prill. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Kalo në kategori