LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimi i frikshëm nga “Stratfor”: Rusia po përgatit kaos në Ballkan

Paralajmërimi i frikshëm nga “Stratfor”: Rusia po përgatit kaos në Ballkan

“Rusia po përgatit kaos në Ballkan”, paralajmëron kompania private amerikane e inteligjencës, “Strategic Forecasting”, e cila merret me analizat gjeopolitike dhe parashikime.

Pas një shqyrtimi të kujdesshëm të situatës, “Stratfor” ka dalë në përfundimin se Moska do të përpiqet t’i shfrytëzojë ndasitë në rajonin që ka qenë traidicionalisht bazë për garat mes fuqive të mëdha.


Ndikimin e saj, ajo do të vazhdojë ta shtrijë, ose të paktën do të përpiqet, në disa prej zonave më të trazuara të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë, veriun e Kosovës, Malin e Zi dhe Maqedoninë.

Me ushqimin e tensioneve në rajon, Rusia – argumenton “Stratfor”, – mund të projektojë një seri krizash tepër sfiduese për Perëndimin.

Artikulli i saj analizë me titullin “Rusia ngacmon folenë e grerëzave” kujton se, gjatë dy viteve të fundit, ndikimi rus në Serbi është rritur në mënyrë fare të qartë, përcjell TCH.

Tani që Kosova flirton me idenë se forcat e saj të armatosura të sigurisë mund të shndërrohen lehtësisht në një ushtri të vërtetë, marrëdhëniet me Serbinë po kalojnë në një tjetër ashpërsim, e nëse vazhdojnë kështu, Moska – profetizon “Stratfor”, – do të shfrytëzojë momentin për të krijuar një ngërç të plotë në terren.

Të njëjtën gjë u përpoq të bënte në fund të fundit edhe në Malin e Zi, qeveria e të cilit akuzoi hapur forcat ruse të sigurisë për komplotin e vrasjes së Milo Djukanoviçit pak përpara zgjedhjeve parlamentare të tetorit, me shpresën se kështu do të devijohej përpjekja e anëtarësimit në NATO.

Sa për Maqedoninë, – thekson artikulli, – ajo është pre e një fushate intensive dezinformimi të Moskës.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori