LAJMI I FUNDIT:

Mbrëmë në “Super Sfida”, u ndeshën aktorët e “Çka ka Shpija” kundër “O sa mirë”

Mbrëmë në “Super Sfida”, u ndeshën aktorët e “Çka ka Shpija” kundër “O sa mirë”

Mbrëmë në “Super Sfida” u ndeshen aktorët nga dy serialet më të shikuara vendore “Çka ka shpija” kundër “O sa mire”. Ishte një shou i madh që krijuan aktorët, ku në çdo lojë kishte humor, dramë, tension dhe shou.

Për ekipin ”Çka ka shpija”, garoi aktori Naser Rafuna, Bashkim Shala dhe Qëndresa Lokaj, ndërsa për ekipin “O sa mirë”: Xhevdet Jashari, Edi Kastrati dhe Adriana Matoshi.


Aktorja e famshme Adriana Matoshi, ishte ajo e cila gati në çdo lojë krijoi shou dhe humor, duke mos e pranuar humbjen në asnjë moment, derisa disa lojëra kërkonte që të përsëriteshin.

E veçantë në këtë mbrëmje ishte se në lojën tradicionale “Pit Pidak” – hedhja e shkopit – lojë që për herë të parë luhet në një shou televiziv, në të cilën u krijua shumë humor. Gjithashtu loja e re “gjeje këngën”, shpërthyen të qeshura të mëdha. Një lojë shumë e bukur ishte edhe çarja e drunjve.

“Super Sfida”, edhe në këtë sezon filloi me mysafirët të cilët jan yje dhe aktorët të famshëm, të cilët publiku i ndjek në çdo pjesë të serialit/eve.

“Çka ka shpija”, e fitoi këtë garë, dhe pritet të jetë një nga ekipet potenciale për finale, por që gjithmonë në “Super Sfidë, çdo gjë mbetet e panjohur deri në fund.

Shou me i madh në mediat shqiptare vazhdon garën çdo të diel, në ora 20:50, në RTK, me mysafirë të rinj dhe lojëra të reja./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori