LAJMI I FUNDIT:

Kur Samanta këndonte hitin e Enedës, si 13 vjeçare (Video)

Kur Samanta këndonte hitin e Enedës, si 13 vjeçare (Video)

Samanta Karavella ka kujtuar kohën kur ishte pjesëmarrëse në spektaklin për talentë, “Ethet e së premtes mbrëma”.

Ajo tash është një këngëtare e suksesshme, e cila ka pas vetes disa këngë shumë të suksesshme, por nuk i harron fillet e saja në skenën e muzikës.


Ajo tash numëron disa hite pas vetes

Në spektaklin e atëhershëm për talentë, këngëtarja u përfshi në grupin e finalistëve, mirëpo mosha shumë e re ia pamundësoi që të shkonte akoma më lartë.

Në një video të publikuar në Instagram, shihet Samanta duke kënduar hit-baladën e Eneda Tarifës, “Ika larg”.

“Kur nisa ëndrrën time… 13 vjet më parë! Vetëm 13-vjeçe! E dua akoma këtë këngë”, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e videos. /Telegrafi/

Kur nisa endrren time… 13 vjet me pare! Vetem 13-vjec! E dua akoma kte kenge @enedatarifa ? #ikalarg #ethetesepremtesmbrema

A video posted by Samanta Karavella (@samantaofficial) on Jan 22, 2017 at 10:59am PST