LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian shpërthen sërish në lot (Video)

Kim Kardashian shpërthen sërish në lot (Video)

Ajo është munduar të qëndrojë sa më larg vëmendjes që nga grabitja në Paris.

Por Kim është rikthyer në ekran për të qenë e pranishme në programin “The Ellen DeGeneres Show”, ku ka treguar se pas grabitjes ajo është një femër ndryshe.


Bukuroshja 36-vjeçare ka thënë se është me fat që zgjohet nga gjumi në mëngjes dhe se për të nuk kanë më rëndësi gjërat materiale. Ajo thjesht dëshiron të jetë një nënë e mirë për fëmijët e saj, Saint dhe North.

“Nuk dua të qaj më por ndjej se këto gjëra ndodhin në jetë për të të dhënë një mësim të mirë. Kam qenë shumë materialiste më parë, jo se është ndonjë gjë e keqe të kesh dhe të punosh shumë për t’i pasur ato gjëra por tani jam e lumtur që kujdesem për fëmijët e mi. Nuk më intereson më ana materiale. Seriozisht nuk më interesojnë më”.