LAJMI I FUNDIT:

Khedira tregon se kush duhet ta fitojë ‘Topit të Artë’

Khedira tregon se kush duhet ta fitojë ‘Topit të Artë’

Sami Khedira beson se shoku i tij i skuadrës Gianluigi Buffon, meriton ta fitojë ‘Topin e Artë’ pasi ka 20 vite që luan në nivelin më të lartë të futbollit. 

Portieri bianconer nuk ishte dominuar fare vitin e shkuar në listën e shkurtër, ndërsa këtë vit gjenet aty.


“Mendoj që ka shumë futbollistë që e meritojnë ‘Topin e Artë’, po ashtu edhe një portier si Buffoni”.

“Definitivisht ai e meriton, pasi është një lojtar që luan në nivele të larta për 20 vite, por duhet të kemi konsideratë edhe për Ronaldon”.

Publikohet lista e plotë e të nominuarve për ‘Topin e Artë’
Lexo po ashtu Publikohet lista e plotë e të nominuarve për ‘Topin e Artë’

“E njoh mirë, kam luajtur me të për pesë vite. Ai e ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Evropian, por ka shënuar edhe shumë gola. Është lojtar fantastik”.

“Aty janë edhe Lionel Messi dhe Neymar, që po ashtu mund ta fitojnë ‘Topin e Artë’”, ka thënë Khedira. /Telegrafi/